UEFA EURO 2024 Qualification
Detaje për tre lojtarët që janë ftuar për herë të parë nga Primoz Gliha
Published
11 months agoon
Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, sot gjatë ditës ka publikuar lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit.
FFK ka hasur në telashe me listën e lojtarëve, pasi klube të ndryshme evropiane nuk janë pajtuar që të lirojnë lojtarët, ndonëse ishin të obliguar që një gjë të tillë.
Kosova luan ndaj Izraelit të dielën prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”, ndërsa në të njëjtën kohë zhvillohen edhe ndeshjet në kampionatet kryesore evropiane, ku luajnë disa nga ‘Dardanët’.
Primoz Gliha publikon listën e Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit – ftohen pesë lojtarë nga Superliga, mungojnë shumë ‘senatorë’.
Amir Rrahmani, Edon Zhegrova, Leart Paqarada, Arbër Zeneli, Betim Fazliji, Ibrahim Dresevic, janë lojtarët që mungojnë në listën e prezantuar sot nga Gliha.
Por janë tre emra që janë ftuar për herë të parë nga Kosova dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Izraeli. Kenan Haxhimhamza (Dukagjini), Muhamet Hyseni (Llapi) dhe Alban Ajdini (Lausanne Ouchy)
Më poshtë detaje rreth paraqitjeve të tre emrave të rinj që janë ftuar te Kosova.
Kenan Haxhihamza
Kenan Haxhihamza, ka tri vite që ruan portën e Dukagjinit dhe është kthyer në mesin e portierëve më të mirë në vend.
Ai do ta zë vendin e Samir Ujkanit, cili është pensionuar nga futbolli i luajtur dhe është emërua zëvendësdrejtor i përfaqësueses. Rahovecasi që për specialitet i ka pritjet e penalltive, pritet të jetë portieri i tretë në hierarkinë e Kosovës pas Arijanet Muriqit dhe Visar Bekajt.
Këtë sezon ai ka pranuar 16 gola, por në shumë ndeshje me pritjet e tij i ka ndihmuar Dukagjinit të sigurojë pikë.
Muhamet Hyseni
Tjetër emër i ri në listë është sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni, i cili po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit kosovar.
Ai ka arritur të shënojë 9 gola dhe të asistojë një herë për bashkëlojtarët.
Hyseni këtë sezon është kthyer të luajë në Superligë, pasi sezonin e shkuar luajti në Ligën e Parë me Feronikelin 74. 22 vjeçari shihet si një nga lojtarët më premtues të futbollit tonë.
Alban Ajdini
Tjetër risi në listë është emri i Alban Ajdini, që luan si sulmues anësor për Lausanne Ouchy . Ai ka lindur në Zvicër, por ka përfaqësuar Kosovën në nivel U21 ku ka dy ndeshje.
Këtë sezon ai ka zhvilluar 11 ndeshje, ku ka 3 gola dhe 2 asistime.
Forma e mirë e tij ka bërë që Gliha t’i dërgojë një ftesë për ndeshjet e nëntorit.
You may like
-
“Topçinjtë” në garë për Osimhen, Arsenal “all in” për “bomberin” nigerian
-
Southgate: Anglia mbetet një gjigand i futbollit
-
Në “monitorim” nga Real e Barça, njëri prej vëllezërve Williams pret “menaxherët”
-
Pochettino: Ky është futbolli
-
Kosova pa trajner, emri i Ilir Dajës shfaqet si kandidati kryesor
-
Zyrtare/ Kosova e shkarkon selektorin Gliha
UEFA EURO 2024 Qualification
Goditi kundërshtarin në miqësoren me Austrinë, Sane: Është faji im, nuk kisha asgjë personale me të
Published
11 months agoon
22 November 2023Gjermania humbi 2-0 miqësoren ndaj Austrisë, takim të cilin djemtë e Julian Nagelsmann e luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 49’. Moment kur Leroy Sane u ndëshkua me karton të kuq.
Sane goditi në fytyrë Philipp Mwene dhe rrezikon të pezullohet me 3 ndeshje, duke humbur në këtë mënyrë miqësoret e ardhshme të Gjermanisë, veprim për të cilin sulmuesi i Bayern Munchen është penduar.
“Është faji im dhe i askujt tjetër. Unë duhet ta kontrolloj veten, pasi zhgënjeva skuadrën. Dua të qartësoj se nuk kisha asgjë personale me Philipp. Thjesht isha i motivuar në maksimum dhe doja që gjërat të shkonin në drejtimin e duhur”,- tha anësori i Bayern Munich.
UEFA EURO 2024 Qualification
Shorti i “EURO 2024” po afron, UEFA bën publike katër vazot, Shqipërinë e pret “grupi i ferrit”
Published
11 months agoon
22 November 2023Kroacia ka qenë kombëtarja e fundit që i ëhstë bashkuar listës së skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në EURO 2024. Kështu, është plotësuar numri me 21 skuadrat e kualifikuara, ndërsa tre të tjera do t’u shtohen pas fazës së play-off, për të formuar 24 ekipet që do të marrin pjesë në turne.
Duket qartë që vazoja e parë mban skuadrat e mëdha, me Gjermanin, Portugalinë, Francën, Spanjën, Belgjikën dhe Anglinë.
Në të dytën, ndodhet Danimarka, Hungaria, Austria, Shqipëria, Turqia dhe Rumania. Në vazon e tretë ndodhet Skocia, Sllovakia, Çekia, Sllovenia, Holanda dhe Kroacia. Ndërsa në vazon e fundit, Italia, Zvicra, Serbia dhe tre fituesit e fazës play-off.
Shqipëria pritet të ketë një grup tepër të vështirë, ku me shumë gjasa nuk do të shmanget dot “grupi i ferrit”.
UEFA EURO 2024 Qualification
Kroacia e kualifikuara e fundit, Turqia e mbyll grupin D në vendin e parë
Published
11 months agoon
21 November 2023Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku në grupin D, le të themi, që nuk ka patur asnjë surprizë përveç mungesës së goleadës, në fitoren e Kroacisë.
Kështu, Kroacia e Zlatko Dalic është bërë Kombëtarja e fundit, e cila kualifikohet për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me golin e Ante Budimir, që mjaftoi ndaj kundërshtarëve armenë, për të gjetur 3 pikët e arta, që siguruan pjesëmarrjen në Euro 2024, për skuadrën e teknikut Zlatko Dalic.
Në krahun tjetër, Turqia nuk ka shkuar më shumë barazimi, 1 me 1, ndaj “Dragonjve” të Uellsit. Nga një gol i Neco Ëilliams e Yusuf Yazici mjaftuan për të “vulosur” fatet e sfidës, por edhe vendin e parë të skuadrës së italianit Vincenzo Montella, në grupin D.