Dest në negociata me Villareal

0 0
Read Time:30 Second

Sergino Dest vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Lojtari amerikan, Dest pritet të largohet nga Barcelona dhe tashmë është në negociata me Villarreal.

Fabrizio Romano bën të ditur se përkundër interesimit të Man United, Dest është në negociata me nëndetësen e verdhë.

Villarreal mund ta marrin lojtarin në formë huazimi, nëse gjithçka shkon sipas planeve.

Man United mbesin të interesuar për shërbimet e lojtarit, por fillimisht duhet të gjejnë skuadër për Aaron Wan-Bissaka.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Dest. Ai nuk është pjesë e planeve të Xavi Hernandez te Barca.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %