Connect with us

Serie A

Dest : Jam i kënaqur me transferin tim në Milan

Published

on

Sergino Dest u zyrtarizua dje si lojtari më i ri i Milanit.

Mbrojtësi anësor  kaloi te “Rossonerët” nga Barcelona në formë huazimi për këtë edicion me mundësi blerje në fund të sezonit.

Pas transferimit të tij në “San Siro”, Dest u shpreh i lumtur që iu bashkua një klubi si Milani.

“Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që jam këtu. Për mua është një nder që bashkohem me kampionët e Italisë dhe të jem pjesë e një klubi kaq historik si Milan. Dua të bëj gjëra të mira dhe të fitoj trofe, duke nisur nga ky sezon”,  theksoi Dest.

Brenda marrëveshjes për huazim parashihet edhe opsioni i blerjes përfundimtare të lojtarit për shumën e 20 milionë funteve.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text