AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Dëshpëron Arsenali, pëson humbje nga Bournemouth

Dëshpëron Arsenali, pëson humbje nga Bournemouth

Arsenali është njoftuar me humbjen në Premierligë, pasi është mposhtur në udhëtim te Bournemouth me rezultat 2:0.

Topçinjtë dhe Manchester City ishin të vetmet skuadra pa humbje në elitën angleze pas shtatë xhirove të para, teksa tani skuadra e Mikel Artetës është njoftuar edhe me këtë rezultat.

William Saliba mori karton të kuq direkt pasi ndërhyri si lojtar i fundit, me vendimin që u konfirmua nga VAR në minutën e 30-të.

Që atëherë, gjërat u vështirësuan shumë për Arsenalin, që u dominuan nga Bournemouth.

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, teksa në 45 minutat në vazhdim vendasit e çuan topin në rrjetë në dy raste.

Fillimisht, sulmuesi Ryan Christie shënoi në minutën e 70-të për 1:0, kur u asistua nga Justin Kluivert.

Teksa për rezultatin përfundimtar 2:0 u kujdes Kluivert, që nga pika e bardhë u tregua i saktë në minutën e 79-të.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, me Bournemouth që shënoi vetëm fitoren e tretë këtë sezon.

Arsenali kështu njoftohet me humbjen e parë në elitën angleze dhe tani rrezikojnë ta humbasin edhe pozitën e tretë, në rast se Chelsea fiton nesër ndaj Liverpoolit.

Resize text