AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Darwin Nunez heroi i Liverpoolit, ‘The Reds’ shënon fitore me shumë vështirësi ndaj Brentford

Darwin Nunez heroi i Liverpoolit, ‘The Reds’ shënon fitore me shumë vështirësi ndaj Brentford

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore krejt në fund të takimit në përballjen ndaj Brentford në Premierligë.

‘The Reds’ që javën e kaluar mezi morën një pikë në përballjen ndaj Nottingham Forest, kësaj radhe fitoren e siguruan në minutat shtesë, ku heroi ishte Darwin Nunez.

Në ndeshjen e zhvilluar në Brentford Community Stadium, Liverpooli ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke pasur posedimin e topit dhe kontrollin e lojës, por raste shënimi pati edhe nga ana e vendasëve.

45 minutat e parë të takimit i takuan krejtësisht mysafirëve, që rrezikuan shumë, por që nuk arritën të shënonin, dhe rezultati në fund të kësaj pjese ishte 0:0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, që po krijonin disa raste shënimi, por që iu mungonte konkretizimi.

Në anën tjetër, Liverpooli, arriti të shënonte dy gola në minutat shtesë për ta fituar ndeshjen.

Darwin Nunez që nuk po kalon aspak formë të mirë, e që në lojë u inkuadrua në minutën e 65-të, e vendosi fatin e takimit me dy gola të shënuar.

Uruguaiani shënoi fillimisht për 1:0 në minutën e parë shtesë, teksa e dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë, me rezultatin përfundimtar 2:0.

Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 50 pikëve, shtatë më shumë se ndjekësi më i afërt, Arsenali.

Resize text