Connect with us

Kombetarja e Kosoves

Dardanët para ndeshjes me Izraelin: Në tribuna ta mbështesim vetëm ekipin kombëtar

Published

on

Tifo-grupi “Dardanët” kanë kërkuar nga të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen ndaj Izraelit që të përmbahen dhe të përqendrohen vetëm në aspektin sportiv të ndehsjes.

Kosovarët presin izraelitët në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian, ndeshje që ishte paraparë të zhvillohej në tetor por që u shty pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

“Të dielën presim Izraelin në Prishtinë. Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ duhet të jemi të gjithë në nivel të detyrës dhe mos të lejojmë të bëhet asnjë lëshim. Nga fillimi deri në fund duhet të jetë vetëm një ndeshje sportive, pasi qëllim tjetër nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Për hir të interesave tona si vend, si kombëtare dhe si futboll vendor, duhet të përpiqemi që animin ta bëjmë sa më korrekt dhe energjitë t’i përqendrojmë vetëm te vetja, respektivisht tek inkurajimi i futbollistëve tanë për të nxjerrë një rezultat sa më pozitiv”, thuhet në njoftimin e Dardanëve.

“Organet e rendit dhe sigurisë kanë marrë masat e duhura që gjithçka të shkojë mbarë dhe në respektim të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në këtë frymë dhe harmoni do të angazhohemi që të gjithë

që mos të lejojmë kurrfarë skenarësh tjera”.

Ata kanë shtuar që me respektim të rregullave respektohet shteti i Kosovës, dhe që për shkak të situatës së ndjeshme, mbështetja duhet të jepet vtëm për ekipin kombëtar.

“Duke i respektuar rregullat, e respektojmë shtetin tonë. Në fushë kemi përballë një kundërshtar, kurse në tribuna kemi detyra që përkojnë vetëm në mbështetje të ekipit tonë kombëtar”.

“Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, paralajmërojmë secilin anëtar të Dardanëve që do të pajiset me biletë të personalizuar, me emër dhe mbiemër. Masa këto të ndërmarra me rekomandim të Policisë së Kosovës”.

“Pra, sfida kundër e Izraelit është ndër të fundit që do t’i luajmë këtë vit. Të shërbejë për një fitore, për rikthim të entuziazmit dhe përgatitjen sa më të mirë për kualifikimet e radhës”.

Kombetarja e Kosoves

Zyrtare: Një gjyqtar danez do ta referojë ndeshjen Rumania-Kosova

Published

on

Morten Krogh, 36 vjeçar do të gjykojë ndeshjen ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve. 

Gjyqtari danez do të ndihmohet nga Victor Skovbaek dhe Steffen Beck.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë luhet të premten me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Rumania ndodhet në vendin e parë në grup me 12 pikë nga katër ndeshje, teksa Kosova në vendin e dytë me 9 pikë.

Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Foda fokusohet në aspektin taktik, Kosova përfundon seancën e dytë stërvitore

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Rumaninë dhe Lituaninë. Atmosfera brenda ekipit është e shkëlqyer, me një përkushtim të lartë të lojtarëve për t’u përgatitur maksimalisht për këto duele shumë të rëndësishme, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gjatë seancës së sotme, përzgjedhësi Franco Foda është fokusuar te aspekti taktik, duke përshtatur strategjitë për përballjen kundër Rumanisë dhe duke i kushtuar vëmendje detajeve që mund të bëjnë diferencën në fushë.

Në këtë stërvitje munguan kapiteni Amir Rrahmani, i cili po bëri seancë rigjenerimi në hotel dhe Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të një shqetësimi të vogël në shpinë nga stafi u vendos të pushojë. Ndërkohë, Leard Sadriu ka vazhduar stërvitjet e diferencuara për shkak të lëndimit të gishtit të dorës, të pësuar në ndeshjen e fundit me klubin e tij.

Pas përfundimit të seancës, lojtarët Ilir Krasniqi dhe Zymer Bytyqi ndanë optimizmin e tyre për ndeshjen ndaj Rumanisë. Krasniqi theksoi se grupi është plotësisht i motivuar për të dhënë maksimumin, ndërsa Bytyqi u shpreh se atmosfera dhe bashkëpunimi brenda ekipit janë të shkëlqyera dhe se të gjithë janë të fokusuar për të arritur një rezultat pozitiv.

Stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës do të zhvillohet nesër në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Aro Muriq e ka ditëlindjen, FFK-ja e uron

Published

on

Gardiani i portës së Kosovës, Aro Muriq, sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Me këtë rast, ai është uruar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Urime ditëlindjen e 26-të, Aro Muriq. Të dëshirojmë të mira pa fund!”, ka thënë FFK-ja. 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=