Connect with us

Kombetarja e Kosoves

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani

Published

on

Kombëtarja e Kosovës do ta fillojë sezonin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator, kur do të përballet me Rumaninë, në Fadil Vokrri.

Federata e futbollit të Kosovës ka njoftuar se nga ky moment kushdo që është i interesuar për të parë ndeshjen, biletat janë në shitje.

Për të blerë një biletë duhet të keni një llogari këtu, dhe ato do të shiten vetëm online.

Çmimet do të jenë si në ndeshjet e tjera zyrtare të Kombëtares së Kosovës.

Në tribunat në JUG DHE VERI, një biletë kushton 5 euro, ndërsa 10 euro kushton në LINDJE E 20 në PERËNDIM.

Kosova do ta luajë edhe një ndeshje në Ligën e Kombeve në muajin shtator.

Dardanët më 9 shtator e vizitojnë Qipron, e pastaj dy ndeshjet e radhës do të jenë në muajin tetor.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text