Connect with us

Home

Dalin në shitje biletat Kosov-Qipro

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 33 Second

Ka nisur procesi i shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Qipro.

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet me Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e fundit në shtëpi për Kosovën në këtë kampanjë do të jetë pikërisht kjo kundër Qipros.

FFK ka lëshuar njoftimin për shitjen e biletave dhe ka përcjell edhe linkun përmes së cilit mund t’i blini biletat.

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë të FFK.

19 shtator, 2022 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Qipros, që do të zhvillohet më datë 27/09/2022 në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

Tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

VINI RE!

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Home

FIFA e prerë, nuk do të ketë kartonë të kaltër

Published

on

0 0
Read Time:40 Second

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të kartonit të kaltër.

Një plan ishte krijuar nga disa ligjvënës të futbollit për një karton të ri për t’u bashkuar me kartonët e tjetër të verdhë dhe të kuq.

Megjithatë, Infantino hodhi poshtë idenë e përdorimit të kartonit të kaltër në futbollin profesionist.

Duke folur në Skoci, përpara takimit të së shtunës të Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) në Loch Lomond, ai tha: “FIFA është plotësisht kundër kartoni të kaltër”.

“Kartoni i kuq në kartonin e kaltër, në asnjë mënyrë, duhet të jeni serioz”.

“Ne jemi gjithmonë të hapur në IFAB, në FIFA, për të shqyrtuar idetë dhe propozimet… por sapo ta shikoni, duhet të mbroni edhe lojën, thelbin e lojës, traditën e lojës”.

“Nuk ka karton të kaltër”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Home

Problemet financiare në kulm, “fundoset” klubi i njohur anglez

Published

on

0 0
Read Time:56 Second

Reading po kalon ditët më të vështira në dekada. Ata luajtën për herë të fundit në Premier League në vitin 2013 dhe më pas kaluan gjithë kohën në Championship duke luftuar për një rikthim në elitë.

“Uragani” për ta filloi vitin e kaluar nën udhëheqjen e Dai Yongge. Pasuan problemet financiare, skuadra zbriti në kategorinë e tretë, por tifozët do të ishin të lumtur nëse të këqijat marrin fund tani, kjo pasi Reading ësthë në prag të rënies në kategorinë e katërt.

Drejtuesit e ligës së Championship i hoqët pikë për herë të tretë këtë seozn për shkak të problemeve të tyre financiare. Atyre fillimisht iu zbrit një pikë në muajin gusht për shkeljen e rregullave të EFL-së dhe më pas tre pikë për dështimin për të depozituar 125% të pagës së tyre mujore deri në datën kur kanë rënë dakord me ligën, dhe më pas iu hoqën edhe tre pikë të tjera.

Ditën e martë, ata morën një zbritje tjetër pikësh, këtë herë për një vonesë prej më shumë se 80 ditësh në pagesën e taksave të të ardhurave të brendshme të Britanisë së Madhe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Home

DigitAlb i reagon KPM-së: Premier League nuk mund të transmetohet përmes kanaleve “Arena Sport”

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 18 Second

Platforma televizive DigitAlb ka reaguar ndaj Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovës në lidhje me transmetimin e Premier Leagues.

Pas zhvillimeve të fundit nga KPM-ja, DigitAlb ka bërë reagimin duke thënë se janë të detyruar të përgënjeshtrojmë dhe sqarojmë institucionet dhe opinionin publik në Kosovë.

Sipas reagimit të tyre, platformat televizive në Kosovës nuk mund të transmetojnë Premier Leaguen përmes kanaleve “Arena Sport”.

“Në këto kushte përgënjeshtrojmë çdo deklaratë ku përmendet se Premier League mund të transmetohet permes kanaleve “Arena Sport” përmes platformave Artmotion, Kujtesa, Telkos etj.” – thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Duke marrë shkas nga raportimi i KPM në Komisionin Parlamentar të Medias, që po zhvillohet sot në Prishtinë, jemi të detyruar të përgënjeshtrojmë dhe sqarojmë institucionet dhe opinionin publik në Kosovë si më poshtë:

Përmes shkresash dhe komunikimesh të shumta, “The Football Association Premier League Limited” (Premier League), ka njoftuar KPM që shoqëria Artmotion dhe platforma të tjera televizive në Kosovë nuk mund të transmetojnë Premier League përmes kanaleve “Arena Sport”. Kjo e konfirmuar edhe nga shkresa finale e datës 19 Tetor 2023, që Premier League i ka paraqitur KPM.

Në këto kushte përgënjeshtrojmë çdo deklaratë ku përmendet se Premier League mund të transmetohet permes kanaleve “Arena Sport” përmes platformave Artmotion, Kujtesa, Telkos etj.

Gjithashtu, DigitAlb rikonfirmon që është i hapur kundrejt të gjithe platformave televizive të Kosovës për bashkëpunim për distribucionin e kanaleve, duke përfshirë kështu edhe Premier League. https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FDigitalb%2Fposts%2Fpfbid0ggaXWC2bGTZT5Wa1L49ivGXRdoHbbAqZrqNtgEq7tD29gPUhuBrKwNgrAvGDa7uTl&show_text=true&width=500

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=