Connect with us

Serie A

Curva Nord nuk do të jenë prezent ndaj Juventus

Published

on

“Curva Nord”, tifozeria ultras e Interit, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se nuk do të jenë në ndeshjen jashtë fushe në Torino kundër Juventusit.

“Curva Nord, e bën të ditur paraprakisht se nuk do të marrë pjesë në ndeshjen si mysafir në Torino për sfidën Juventus-Inter më 6 nëntor. Arsyet janë të njohura dhe të zakonshmet që lidhen me mënyrën dhe çmimet e shitjes së biletave në sektorin e mysafirëve”, shkruan grupimi i tifozëve.

Kujtojmë se edhe herën e fundit ata e braktisën këtë sfidë pasi biletat për tifozët e Curva Nord ishin të shtrejnta dhe nëse do të donin të paguanin çmimin e arsyeshëm, duhet të shpalleshin si tifozë të Juventus dhe të qëndronin në të njëjtin sektor me ta.

Continue Reading

Serie A

Juve zhgënjen në transfertë, Lecce barazon në kohën shtesë

Published

on

Juventus zhgënjen teksa nuk shkon në më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Lecces. U mendua se heroi. Ibardhezinjve do ishte Cambiasso, me golin e tij në të 68-tën, por nuk ndodh kështu, pasi vendasit barazuan në fund me Rebic.

Bardhezinjtë janë në vendin e gjashtë dhe synojnë ngjitjen në tabelë. Lecce, ku luan edhe Ylber Ramadani është në vendin e 16-të.  


Takimi tjetër i kësaj xhiroje, Roma- Atalanta luhet të hënën.

Continue Reading

Serie A

Milani rikthehet te fitoret në Serie A, e mposht me lehtësi Empolin

Published

on

AC Milan ka shënuar fitore 3:0 në San Siro ndaj Empolit, duke u kthyer kështu në rrugën e fitoreve në Serie A.

Pas dy barazimeve radhazi në kampionatin italian, Kuqezinjtë tani kanë shënuar fitore me lehtësi.

Vendasit ishin më të mirë gjatë 90 minutave, duke krijuar disa raste të rrezikshme, e në anën tjetër Empoli nuk dërgoi asnjë gjuajtje në drejtim të Mike Maignan.

Goli i parë erdhi në minutën e 19-të, kur Alvaro Morata shënoi për 1:0.

Reijnders e dyfishoi epërsinë në minutën e fundit të pjesës së parë dhe me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë e takimit.

Në 45 minutat në vazhdim u shënua vetëm një gol.

Ylli holandez, Reijnders e realizoi golin e dytë personal në këtë takim, për rezultatin përfundimtar 3:0.

Pas kësaj fitoreje, Milani tani ka 22 pikë në 13 ndeshje, shtatë më pak se lideri, Napoli.

Continue Reading

Serie A

Zyrtare: Dumfries nënshkruan kontratën e re me Interin

Published

on

Ylli holandez, Denzel Dumfries, tani edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e re me Interin, që e mbanë atë në klub deri në verën e vitit 2028, pavarësisht se për të interesohen disa skuadra nga Premierliga.

Manchester United, Aston Villa e Everton ishin në mesin e skuadrave që e kërkonin yllin e Interit, por ai vendosi të vazhdonte me zikaltrit.

Reprezentuesi holandez kishte qenë në negociata për shumë muaj, pasi kontrata e tij aktuale përfundonte në qershor 2025.

Interi ishte gjithmonë i bindur se mund ta bindte mbrojtësin e krahut të djathtë të vendoste nënshkrimin mbi kontratën e re dhe konfirmoi se marrëveshja është nënshkruar këtë mbrëmje.

Mbrojtësi i Interit Denzel Dumfries feston pasi shënoi gjatë ndeshjes italiane të Serie A të futbollit midis Inter Milan dhe Sassuolo në stadiumin San Siro në Milano më 27 shtator 2023. (Foto nga GABRIEL BOUYS / AFP) (Foto nga GABRIEL BOUYS/AFP nëpërmjet Getty Images )

Sipas Calciomercato.com, Dumfries kishte fituar rreth 2.5 milionë euro në sezon dhe tani do të marrë një pagë në vlerë 4 milionë euro neto për sezon.

Ai është ende në gjendje të përfitojë nga ligjet italiane të taksave për lojtarët e sjellë nga jashtë, kështu që kjo do të kushtojë dukshëm më pak për klubin.

Inter nënshkroi Dumfries nga PSV Eindhoven në verën e vitit 2021 për 14.25 milionë euro dhe vlera e tij është rritur shumë në tregun e transferimeve që atëherë.

Kjo solli interesim nga disa klube të Premierligës, më së shumti nga Manchester United, Everton dhe Aston Villa.

28-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me 21 asistime në 147 ndeshje konkurruese për Interin.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text