Connect with us

Home

Costacurta : Ndeshja me Napolin tregon Milanin e vërtetë

Published

on

Ish-lojtari i Milan, Costacurta beson se ndeshja e sotme ndaj Napoli do të jetë me rëndësi të madhe.

Alessandro Costacurta beson se Milan duhet të bëjë paraqitje të mirë sonte, për të dëshmuar se janë në garë për ‘Scudetto’.

Sipas ish-mbrojtësit, shumëçka rreth gjasave të Milan për titullin zbulohet sonte, pasi kjo është një ndeshje që kërkon guxim.

“Është ndeshja që duam ta shohim të gjithë. Më të mirët në Serie A, më të guximshmit. Napoli janë të bukur dhe të fortë, bazuar në sa kam parë deri më tani”, ka thënë Costacurta.

“Pas ndeshjes së sotme, ne mund të kuptojmë nëse Milan mund ta fitojë Scudetto përsëri”, shtoi ish-anëtari i ‘Rossoneri’.

Ndeshja mes Milan dhe Napoli luhet sonte me fillim nga ora 20:45. 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text