Connect with us

Home

Conte : Nuk jemi pretendent për titull

Published

on

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte pretendon se skuadra e tij nuk është ende gati të jetë pretendente për titull pas një paraqitjeje tjetër të dobët kundër një prej rivalëve të tyre kryesorë, Manchester United.

Spurs u mundën 2-0 të mërkurën dhe nuk arritën të bëjnë një lojë bindëse. Pavarësisht se kanë shijuar një nga fillimet më të mirë të një sezonu dhe janë vetëm katër pikë larg nga kreu, Conte ende beson se titulli nuk është diçka që skuadra e tij mund të synojë fitimin e Premier League.

“Ndonjëherë dëgjoj se jemi pretendentë për titull dhe mendoj se na duhet kohë. Në vetëm 10 ose 11 muaj, ju nuk mund të shkoni nga e nënta për t’u bërë pretendentë për titull një vit më vonë, veçanërisht kur përfundoni 20 pikë prapa kreut”, tha Conte.

Conte këmbëngul  se është i vetëdijshëm për problemin dhe u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të fillojnë ta rrisin atë në ndeshjet e tjera për të provuar vlerën e tyre.

“Padyshim që nuk është një lojë e mirë për ne, por duhet të jem i sinqertë dhe para së gjithash, veçanërisht me lojtarët e mi, nuk ishte hera e parë për ne, pavarësisht se rezultati është i mirë, sa herë që luajmë një nivel të lartë ne jemi duke luftuar.

Kemi luftuar kundër Chelsea sepse barazuam pas 92 minutash, por Chelsea dominoi lojën dhe kundër Arsenalit humbëm dhe sot ndaj United gjithashtu. Sigurisht që kur niveli të jetë i lartë, ne do të luftojmë.”

Continue Reading

Home

Nga Zidane te Ten Hag, trajnerët që janë pa ‘punë’

Published

on

Një listë shumë e gjatë, e cila është vërtet mbresëlënëse. Ka shumë trajnerë që kërkojnë një ekip, duke filluar nga Zinedine Zidane, i cili fitoi gjithçka me Realin (dhe disa herë), por ka qenë praktikisht jashtë fushës që nga viti 2021, dhe duke përfunduar me Massimiliano Allegri, ende në lëvizje pas lamtumirës së tij të stuhishme me Juventus.

Në mesin e “të papunëve” të shkëlqyer nuk janë më Thomas Tuchel dhe Mauricio Pochettino, të bashkuar nga eksperiencat e tyre te PSG dhe Chelsea dhe tashmë trajner i Anglisë dhe SHBA-së, si dhe Jorge Sampaoli, i cili është kthyer në Francë dhe është trajneri i ri i Rennes, ndërsa Joachim Low mbetet ende jashtë, pa ekip që nga largimi nga Gjermania.

Të mos harrojmë Sergio Conceiçao dhe Maurizio Sarri, si dhe Erik ten Hag, i shkarkuar nga Manchester United dhe zëvendësuar nga Ruben Amorim.

Më pas janë Rudi Garcia, Graham Potter dhe Frank Lampard, por edhe Edin Terzic, finalist në Champions League me Borussia Dortmundin dhe Xavi, i larguar nga Barcelona “e tij”.

Në mbyllje të listës, duke përmendur vetëm më të njohurit, Sam Allardyce, Nico Kovac, Igor Tudor, Lucien Favre, Quique Setien, Walter Mazzarri, Rafael Benitez, Jurgen Klinsmann, David Moyes, Julien Stephan, Roger Schmidt, Daniele De Rossi, Davide Ballardini, Mark van Bommel, Patrick Vieira, Urs Fischer, Claude Puel, Leonardo Semplici, Aurelio Andreazzoli, Fatih Terim, Fabio Cannavaro dhe Gabriele Cioffi.

Të gjithë kërcënimet e mundshëm për trajnerët në të gjithë Evropën nëse gjërat shkojnë keq.

Continue Reading

Home

U tërhoq nga garat e Superligës, Feronikeli ’74 sot mban konferencë për media

Published

on

Skuadra Feronikeli ’74, pritet të zhvillojë sot konferencë të jashtëzakonshme për media, nga ora 14:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Kjo pas vendimit për tërheqje përfundimtare nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në njoftimin e skuadrës nga Drenasi, thuhet se vendimi për largim u mor për shkak të pakënaqësisë së madhe me mënyrën e referimit.

Continue Reading

Home

“Dridhet” pankina e Mancinit, Arabia Saudite mendon për trajnerin francez

Published

on

Rezultatet negative kanë bërë që te Arabia Saudite të mendojnë largimin e trajnerit Roberto Mancini. Në kualifikueset e Kupës së Botës, skuadra e drejtuar nga Mancini në 4 ndeshje, ka marrë vetëm 5 pikë.

Drejtuesit e Federatës po mendojnë për pasuesin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, arabët duan të ulin në pankinë Zinedine Zidane, me trajnerin francez që është pa skuadër që nga koha kur u “divorcua” me Real Madrid.

Zidane ka refuzuar shumë oferta kohëve të fundit, por një propozim faraonik nga Arabia Saudite mund t’i ndërrojë mendjen. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text