Connect with us

Home

Conte: Marrëdhënia e mirë ndërmjet drejtuesve, çelësi i suksesit për ekipet

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 28 Second

Antonio Conte ka vënë në dukje përmirësimin e Arsenalit nën drejtimin e Mikel Artetas si provë se koha dhe durimi janë të nevojshme për të pasur sukses në Premier Ligë.

Arsenali gjendet në krye të tabelës së kampionatit anglez, pasi që fitoi gjashtë nga shtatë ndeshjet e para këtë sezon.

Ndërkaq, nesër skuadra e Contes do të zhvillojë derbin e Londrës Veriore, ku është mysafire e Arsenalit në stadiumin “Emirates”, me vetëm një pikë që i ndan të dy skuadrat në tabelë.

Duke folur në një konferencë shtypi sot, Conte, i cili më parë ka folur për nevojën e kohës për ta çuar Tottenhamin deri në nivelin e klubeve të tjera të larta në Angli, nuk ngurroi që të lavdërojë durimin që ka treguar rivali i skuadrës së tij.

“Unë mendoj se klubi e mbështeti Artetan në këto vite, dhe ju po e shihni, se kur ju besoni në një person, dhe Arsenali kaloi gjithashtu një periudhë të vështirë ishte Arteta për ta mbështetur atë në çdo moment,” tha ai.

“Dhe tani ata kanë rezultate të mira”, shtoi më tej trajneri italian.

“Unë mendoj se ata po bëjnë një punë të mirë. Por për mendimin tim, është gjithmonë shumë, shumë e rëndësishme të kalosh sa më mirë me trajnerin dhe me klubin. Nëse doni të ndërtoni diçka të rëndësishme, duhet të shkoni së bashku për të pasur një marrëdhënie të mirë dhe unë mendoj se trajneri në çdo vendim që do të merret duhet të ketë një shpjegim të mirë në klub pse unë e dua këtë lojtar dhe jo këtë lojtar”, tha më tej Conte.

Nesër me fillim nga ora 13:30 skuadra e Tottenhamit do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Arsenalit, e vlefshme kjo për xhiron e tetë të Premier Ligës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Home

FIFA e prerë, nuk do të ketë kartonë të kaltër

Published

on

0 0
Read Time:40 Second

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të kartonit të kaltër.

Një plan ishte krijuar nga disa ligjvënës të futbollit për një karton të ri për t’u bashkuar me kartonët e tjetër të verdhë dhe të kuq.

Megjithatë, Infantino hodhi poshtë idenë e përdorimit të kartonit të kaltër në futbollin profesionist.

Duke folur në Skoci, përpara takimit të së shtunës të Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) në Loch Lomond, ai tha: “FIFA është plotësisht kundër kartoni të kaltër”.

“Kartoni i kuq në kartonin e kaltër, në asnjë mënyrë, duhet të jeni serioz”.

“Ne jemi gjithmonë të hapur në IFAB, në FIFA, për të shqyrtuar idetë dhe propozimet… por sapo ta shikoni, duhet të mbroni edhe lojën, thelbin e lojës, traditën e lojës”.

“Nuk ka karton të kaltër”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Home

Problemet financiare në kulm, “fundoset” klubi i njohur anglez

Published

on

0 0
Read Time:56 Second

Reading po kalon ditët më të vështira në dekada. Ata luajtën për herë të fundit në Premier League në vitin 2013 dhe më pas kaluan gjithë kohën në Championship duke luftuar për një rikthim në elitë.

“Uragani” për ta filloi vitin e kaluar nën udhëheqjen e Dai Yongge. Pasuan problemet financiare, skuadra zbriti në kategorinë e tretë, por tifozët do të ishin të lumtur nëse të këqijat marrin fund tani, kjo pasi Reading ësthë në prag të rënies në kategorinë e katërt.

Drejtuesit e ligës së Championship i hoqët pikë për herë të tretë këtë seozn për shkak të problemeve të tyre financiare. Atyre fillimisht iu zbrit një pikë në muajin gusht për shkeljen e rregullave të EFL-së dhe më pas tre pikë për dështimin për të depozituar 125% të pagës së tyre mujore deri në datën kur kanë rënë dakord me ligën, dhe më pas iu hoqën edhe tre pikë të tjera.

Ditën e martë, ata morën një zbritje tjetër pikësh, këtë herë për një vonesë prej më shumë se 80 ditësh në pagesën e taksave të të ardhurave të brendshme të Britanisë së Madhe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Home

DigitAlb i reagon KPM-së: Premier League nuk mund të transmetohet përmes kanaleve “Arena Sport”

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 18 Second

Platforma televizive DigitAlb ka reaguar ndaj Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovës në lidhje me transmetimin e Premier Leagues.

Pas zhvillimeve të fundit nga KPM-ja, DigitAlb ka bërë reagimin duke thënë se janë të detyruar të përgënjeshtrojmë dhe sqarojmë institucionet dhe opinionin publik në Kosovë.

Sipas reagimit të tyre, platformat televizive në Kosovës nuk mund të transmetojnë Premier Leaguen përmes kanaleve “Arena Sport”.

“Në këto kushte përgënjeshtrojmë çdo deklaratë ku përmendet se Premier League mund të transmetohet permes kanaleve “Arena Sport” përmes platformave Artmotion, Kujtesa, Telkos etj.” – thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Duke marrë shkas nga raportimi i KPM në Komisionin Parlamentar të Medias, që po zhvillohet sot në Prishtinë, jemi të detyruar të përgënjeshtrojmë dhe sqarojmë institucionet dhe opinionin publik në Kosovë si më poshtë:

Përmes shkresash dhe komunikimesh të shumta, “The Football Association Premier League Limited” (Premier League), ka njoftuar KPM që shoqëria Artmotion dhe platforma të tjera televizive në Kosovë nuk mund të transmetojnë Premier League përmes kanaleve “Arena Sport”. Kjo e konfirmuar edhe nga shkresa finale e datës 19 Tetor 2023, që Premier League i ka paraqitur KPM.

Në këto kushte përgënjeshtrojmë çdo deklaratë ku përmendet se Premier League mund të transmetohet permes kanaleve “Arena Sport” përmes platformave Artmotion, Kujtesa, Telkos etj.

Gjithashtu, DigitAlb rikonfirmon që është i hapur kundrejt të gjithe platformave televizive të Kosovës për bashkëpunim për distribucionin e kanaleve, duke përfshirë kështu edhe Premier League. https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FDigitalb%2Fposts%2Fpfbid0ggaXWC2bGTZT5Wa1L49ivGXRdoHbbAqZrqNtgEq7tD29gPUhuBrKwNgrAvGDa7uTl&show_text=true&width=500

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=