Connect with us

Home

City si kampion e mposht edhe Chelsean

Published

on

Manchester City do ta festojë sot titullin e kampionit në Premier Ligë në mënyrën më të mirë të mundshme para tifozëve të vet pasi ata mposhtën Chelsean me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Pep Guardiolas e siguroi dje titullin e kampionit pas humbjes së Arsenalit nga Notinghami, por nuk i la asgjë rastit duke fituar edhe sot ndah “Bluve” të Londrës.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizuar në minutën e 12’ të ndeshjes me anë të sulmuesit argjentinas Julian Alvarez i cili u asistua nga Palmer.

Kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro në Premier Ligë, City është lider i tabelës me 88 pikë, shtatë më shumë se Arsenali i vendit të dytë i cili ishte në garë për titull deri në javët e fundit të kampionatit.

Home

U tërhoq nga garat e Superligës, Feronikeli ’74 sot mban konferencë për media

Published

on

Skuadra Feronikeli ’74, pritet të zhvillojë sot konferencë të jashtëzakonshme për media, nga ora 14:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Kjo pas vendimit për tërheqje përfundimtare nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në njoftimin e skuadrës nga Drenasi, thuhet se vendimi për largim u mor për shkak të pakënaqësisë së madhe me mënyrën e referimit.

Continue Reading

Home

“Dridhet” pankina e Mancinit, Arabia Saudite mendon për trajnerin francez

Published

on

Rezultatet negative kanë bërë që te Arabia Saudite të mendojnë largimin e trajnerit Roberto Mancini. Në kualifikueset e Kupës së Botës, skuadra e drejtuar nga Mancini në 4 ndeshje, ka marrë vetëm 5 pikë.

Drejtuesit e Federatës po mendojnë për pasuesin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, arabët duan të ulin në pankinë Zinedine Zidane, me trajnerin francez që është pa skuadër që nga koha kur u “divorcua” me Real Madrid.

Zidane ka refuzuar shumë oferta kohëve të fundit, por një propozim faraonik nga Arabia Saudite mund t’i ndërrojë mendjen. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

Continue Reading

Home

Zyrtare: Thomas Tuchel – trajner i ri i Anglisë

Published

on

Thomas Tucheli do të jetë trajneri i ri i Anglisë.

Këtë e ka konfirmuar sot Federata Angleze e Futbollit.

“Jam shumë krenar që më është dhënë nderi të drejtoj ekipin e Anglisë. Kam ndier prej kohësh lidhje personale me lojën në këtë vend dhe më ka dhënë disa momente të pabesueshme deri tash. Të kesh mundësinë për të përfaqësuar Anglinë është privilegj i madh dhe mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të veçantë dhe të talentuar është shumë emocionuese”, ka thënë 51-vjeçari.

Tucheli ka nënshkruar kontratë deri pas Kupës së Botës 2026.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=