AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

City mposht Copenhagen

0 0
Read Time:40 Second

Manchester City ka vazhduar me fitore në Grupin G duke triumfuar ndaj FC Copenhagen (5-0) në raundin e tretë të fazë grupore në Ligën e Kampionëve.

Erling Haaland e nisi serinë e golave që në minutën e shtatë ta takimit pas asistimit nga Joao Cancelo. Sulmuesi norvegjez e dyfishoi epërsinë në minutën e 32-të, kësaj radhe asistoi Sergio Gomez.

Pa shkuar në pushim, vendasit e shënuan edhe golin e tretë që në fakt ishte autogol nga Davit Khocholava.

Citizens nuk u ndalën as në pjesën e dytë. Riyad Mahrez e realizoi golin e katërt nga pika e bardhë (55’), derisa Julian Alvarez e shënoi golin e pestë (76’).

Pas kësaj fitoreje, Manchester City vazhdon ta mbajë primatin në Grupin G me nëntë pikë, derisa FC Copenhagen mbetet në kuotën e një pikë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=