Connect with us
Girl in a jacket

UEFA Euro 2024

Chiellini: Më vjen keq, Shqipëria s’ka asnjë shans që të fitojë përballë Spanjës

Published

on

Ish mbrojtësi Giorgio Chiellini nuk beson aspak që Shqipëria mund të shkaktojë ndonjë befasi dhe ta mposhtë Spanjën.

“Kuq e Zinjtë” kanë nevojë për tre pikë për të avancuar në fazën e eliminimit direkt, me Spanjën që tashmë e ka siguruar kualifikimin.

Sidoqoftë, Chiellini pak para ndeshjes ka deklaruar se Shqipëria s’ka asnjë shans për ta mposhtur Spanjën.

“A ka shanse Shqipëria ndaj Spanjës? Nëse shohin kombinimet dhe rezultatet e grupeve tjera, ndoshta mund të kenë 1 për qind shanse për fitore por përballë Spanjës, më vjen keq por Shqipëria nuk ka asnjë gjasë për të fituar”.

“Nëse marrin ndonjë pikë mund të presin për fundin e grupeve, që të shpresojnë të avancojnë si një nga katër skuadrat e treta më të mira, por kundër Spanjës nuk iu jap as edhe një shans”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Shqipëria ka gjasa për të avancuar edhe si vend i tretë megjithatë duhet të shpresojë fillimisht që Italia ta mposht ose barazojë me Kroacinë, e pastaj të ndodhin disa skenarë edhe në grupet e tjera.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text