AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Chelsea synon të transferojë lojtarin që kushton 90 milionë euro

Chelsea synon të transferojë lojtarin që kushton 90 milionë euro

Betejat e transferimeve të Ligën Premier vazhdojnë, me Chelsean që kërkon të transferojë anësorin e Brightonit, Kaoru Mitoma, sipas Fichajes.

Blutë thuhet se janë të përgatitur të ofrojnë 90 milionë euro për reprezentuesin japonez, i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të ligës këtë sezon.

Chelsea, nën Enzo Maresca, e sheh Mitoman si një shtesë ideale për të shtuar ritmin dhe kreativitetin në sulmin e tyre, duke zëvendësuar potencialisht Mykhailo Mudryk.

Shkathtësia e tij në të dy krahët e bën atë një objektiv kyç për skuadrën e Stamford Bridge.

Që nga bashkimi me Brighton, Mitoma ka shkëlqyer në situatat një-në-një dhe ka qenë një kërcënim vendimtar sulmues.

Ndërsa Brighton ende nuk ka komentuar për interesimin e Chelseat, lëvizja mund të jetë një goditje e rëndësishme për ta nëse transferimi kryhet./GazetaExpress/

Resize text