Chelsea po konsideron të nënshkruajë me mbrojtësin Marc Guehi nga Crystal Palace.
Guehi iu bashkua Palace për vetëm 18 milionë funte para 18 muajve, por është bërë një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Premierligë, prandaj edhe vlera e tij është trefishuar.
Sipas “Daily Mail”, forma e anglezit e ka fituar vëmendjen e plotë të Chelseas, me trajnerin Enzo Maresca që është një admirues i madh i lojtarit.
Duke marrë parasysh lëndimin e Wesley Fofanas, “Blutë” do të aktivizohen në afatin e dimrit prandaj duan ta bindin Guehin para se ky i fundit të rinovojë me Palace, kontrata e të cilit skadon më 2026.
Pavarësisht që nuk ka shumë vite kontratë, Palace kërkon 70 milionë funte për ta shitur Guehin, aq sa kërkuan verës – ngase refuzuan disa oferta të Newcastle Unitedit.
Në rast që dështoi pista Guehi, Chelsea opsion e ka edhe rikthimin e lojtarit Trevoh Chalobah, që aktualisht është huazim te Crystal Palace.
Problem tjetër te Guehi është edhe paga, ngase kërkon rreth 170 mijë funte për javë, kërkesa të cilat nuk i përshtaten strukturës së pagave të klubit, të cilat kanë ndryshuar këta sezonet e fundit.
Guehi pëlqehet edhe nga disa top klube angleze, sidoqoftë asnjëra prej tyre nuk janë në gjendje ta paguajnë vlerën që e kërkon Palace.