Read Time:29 Second

Skuadra e Chelseas është duke bërë presion te Barcelona për mesfushorin e katalunasve, Frenkie De Jong.
Lojtari pëlqehet shumë nga Thomas Tuchel, i cili dëshiron ta përforcojë edhe më shumë skuadrën në repartin e mesfushës.
Pos tij, “pazari” me Barcelonën po tentohet edhe për Pierre-Emerick Aubameyang.
Bisedimet në mes të palëve kanë vijuar edhe sot, por duket se ende nuk ka ndonjë rezultat konkret.
Orët në vijim do të jenë përcaktuese në lidhje me të ardhmen e lojtarëve.
Në këtë mes mund të luajë rol të rëndësishëm interesimi i “blaugranave” për Marcus Alonson.