Connect with us

UEFA Conference League

Chelsea mposhtet nga Servette por kualifikohet në Ligë të Konferencës

Published

on

Chelsea ka pësuar humbje në udhëtim te Servette, por është kualifikuar në Ligë të Konferencës.

Skuadra londineze fitoi 2:0 në Stamford Bridge një javë më parë, teksa sot pësoi humbje 2:1, për t’u kthyer në garat evropiane pas një viti mungesë, ndonëse në Ligë të Konferencës, që është gara e tretë për nga rëndësia, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Chelsea e dominoi krejtësisht edhe këtë takim, por që nuk arrinin të realizonin rastet e krijuara, me vendasit që shënuan dy herë nga tri goditje në portë.

Të kaltrit e Londrës kaluan të parët në epërsi kur Christopher Nkunku shënoi nga penalltia për 1:0 në minutën e 14-të.

Guillemenot barazoi shifrat në minutën e 32-të pas një kundërsulmi të shpejtë.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol. Ishte Crivelli që e kaloi në epërsi Servetten në minutën e 72-të për herë të parë në epërsi, për të krijuar panikë te skuadra e Chelseat.

Por, kaq ishte sa i përket golave. Chelsea fitoi 3:2 me rezultat të përgjithshëm dhe kualifikohet në Ligë të Konferencës, ku nesër do ta mësojë fatin e saj, kur të hidhet shorti.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text