Boxing Day ka vazhduar me pesë ndeshje të tjera, ku Chelsea ndonëse ishte duke fituar, ka pësuar humbje në sekondat e fundit nga Fulham, e në anën tjetër, Nottingham Forest ka rrëmbyer vendin e tretë pas fitores 1:0 ndaj Tottenham Hotspur.
Përballja në Stamford Bridge mes Chelseat e Fulhamit ishte shumë e barabartë, me të dy skuadrat që patën shumë raste shënimi, tipike për një ndeshje të Premierligës.
Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 16-të, me golin e Cole Palmer, ndërsa në rolin e asistuesit ishte Colwill.
Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, ndërsa Fulham në pjesën e dytë e përmbysi rezultatin.
Wilson barazoi në 1:1 në minutën e 82-të pas asistimit të Castagne.
Ndërsa për golin e fitores shënoi Rodrigo Muniz në minutën e pestë shtesë.
Me rezultatin 2:1 u mbyll takimi, me Chelsean që mbetet në vendin e dytë, por humb mundësinë për t’u afruar me Liverpoolin në krye të tabelës.
Në anën tjetër, Nottingham Forest, po vazhdon të befasojë për të mirë.
Ata kanë shënuar fitore ndaj Tottenham, kështu duke rrëmbyer përkohësisht vendin e tretë në Premierligë.
Vetëm një gol vendosi fatin e takimit. Ishte Elanga ai që shënoi në minutën e 28-të për 1:0.
Tottenhami e pati posedimin e topit në vazhdim, por dështuan që të barazonin rezultatin të paktën.
Me fitoren minimale, Nottingham e kalon Arsenalin në renditje, ndonëse kjo mund të jetë vetëm përkohësisht.
Përballjet tjera në Boxing Day
Bournemouth 0:0 Crystal Palace;
Newcastle 3:0 Aston Villa;
Southampton 0:1 West Ham United.