Connect with us

UEFA Conference League

Chelsea bindëse ndaj Panathinaikos

Published

on

Chelsea ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te skuadra greke Panathinaikos, në kuadër të xhiros së dytë për fazën e ligës të Ligës së Konferencës.

“Blutë” zhvilluan një tjetër paraqitje solide duke fituar me rezultat 1:4 në fund.

Joao Felix kaloi Chelsean në epërsi me një gol të bukur pas asistimit të Mudryk (22’).

Mudryk ishte në formë të jashtëzakonshme, duke dyfishuar epërsinë pas një pasimi të Netos (49’). Vetëm pesë minuta, Felix doli sërish në skenë për ta shënuar golin e tretë për “Blutë”, pas një tjetër asistimi të Mudryk (55’).

Kurse fitoren pastaj e vulosi Christopher Nkunku, duke qenë i saktë nga penalltia (59’).

E tëra që bëri skuadra greke ishte goli i nderit, i realizuar nga Pellistri pas asistimit të Vagiannidis (69’).

Chelsea mbetet lider në fazën e ligës të Ligës së Konferencës me gjashtë pikë, kurse grekët zënë pozitën e 24-të me një sosh.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text