Connect with us

UEFA Champions League

Champions League/ Napoli sfidon “homologët” spanjollë, “Topçinjtë” e Arsenal duan mrekullinë në “Do Dragao”

Published

on

Nuk mund të kishte mbyllje më spektakolare, të raundit të parë, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure do të zhvillohen dy sfidat e fundit, të vlefshme për xhiron e parë, me “Topçinjtë” e Arsenal, që do të sfidojnë “Dragonjtë” portugezë të Porto, ndëra Barça do të “përplaset” në “Diego Armando Maradona”, me kampionët në fuqi të Italisë, Napoli.

Kështu, në “Estadio Do Dragao”, djemët e teknikut Mikel Arteta do të kërkojnë vijimin e një ecurie spektakolare, prej 5 fitoreve radhazi në Premier League, ku në total kanë arritur të shënojnë plot 21 gola dhe të pësojnë vetëm 2, duke treguar forcën e tyre edhe ndaj skuadrave si Liverpool apo West Ham, me “Të Kuqtë”, që i mundën me rezultatin 3 me 1, ndërsa me “Çekanët” luajtën “tenis”, duke i mundur me shifrat 6-0.

Arsenal vjen pas plot 7 vitesh mungesë në fazën e 1/16-ve, të UEFA Champions League, teksa do të kërkojë me ngulm, një biletë çerekfinaleje të këtij kompeticioni, gjë të cilën nuk e arrin, që prej 14 vitesh, ku asokohe eleminohej nga “Katalanasit” e Barcelona, teksa këtë sezon do të kenë shansin më të mirë, për të vazhduar më tej, teksa përballë tyre kanë një skuadër si Porto.

Megjithatë, në “ferrin” portugez mund të jetë një tjetër histori. “Topçinjtë” nuk kanë një rekord të mirë në transfertat evropiane, teksa në 11 sfidat e luajtura jashtë, në sfidat e fazës të 1/16-ve ose më tej ka arritur të regjistrojë vetëm 1 fitore, si dhe 2 barazime e 8 humbje, ku në të shumtat e rasteve i kanë “zgjidhur” përballjet, në sfidat në “shtëpi”, me fitore të thella, sidomos kur këto sfida kanë qenë ato të kthimit.

Mirëpo, pavarësisht statistikave, duket se djemtë e teknikut, Mikel Arteta janë më në formë se portugezët, me Saka, Martinelli, Odegaard, Rice e Kai Havertz, që pritet të tentojnë gjatë gjithë kohës portën e Diogo Costa dhe të vënë jo pak në vështirësi, “veteranin”, Pepe, me këtë të fundit, që këtë edcion të UEFA Champions League vendosi rekordin si lojtari më i vjetër, në këtë kompeticion, në moshën 41-vjeçare.

Continue Reading

UEFA Champions League

ESPN: Autobusi i Real Madridit u aksidentua pas humbjes ndaj Liverpoolit

Published

on

Autobusi i Real Madridit u përfshi në një përplasje të enjten, duke u kthyer nga udhëtimi i tyre nga Liverpooli në Spanjë pas humbjes 2:0, siç raporton ESPN.

Real Madridi u mund 2:0 në Anfield, humbja e tyre e tretë në pesë ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon, me golat e Alexis Mac Allister dhe Cody Gakpo, ku Kylian Mbappe e Mohamed Salah dështuan të shënonin nga penalltia.

Burimet thanë se lojtarët e Real Madridit nuk ishin në autobus në momentin e aksidentit dhe se dy drejtuesit që u përplasen kanë mbetur të padëmtuar.

Ngjarja ka qenë një përplasje e lehtë në të cilën janë përfshirë disa automjete dhe vetëm fenerët e autobusit të ekipit janë thyer. Skuadra e Real Madridit dhe stafi stërvitor nuk ishin në autobus sepse u kthyen në shtëpi me aeroplan nga Liverpooli të mërkurën mbrëma.

Pasojat e aksidentit janë regjistruar nga fansat të cilët kanë shpërndarë video të autobusit të dëmtuar në rrjetet sociale.

Real Madrid, si shumica e klubeve të mëdha evropiane, gjithmonë dërgojnë autobusin e tyre për përdorim në ndeshjet jashtë për arsye marketingu dhe logjistike.

Në rastin e udhëtimeve të Ligës së Kampionëve, klubi dërgon autobusin paraprakisht në mënyrë që të mund të marrë lojtarët pas mbërritjes në terminalin e aeroportit, t’i çojë në hotelin e tyre, më pas në stadium dhe përsëri në aeroport.

Pasi lojtarët janë larguar, shoferët kalojnë natën në qytetin ku luan Real Madridi dhe të nesërmen kthehen në Madrid.

Continue Reading

UEFA Champions League

Spektakël dhe penallti të humbura në “Anfield”, Liverpool mund me 2 gola “Galaktikët” e Real Madrid

Published

on

Këtë sezon duket të jenë me të vërtetë të pandalshëm.

“Të Kuqtë” kanë vijuar ecurinë e tyre fantastike, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure kaluan me sukses edhe pengesën “Real Madrid”, me Liverpool që fitoi 2-0 në “Anfield” ndaj “Galaktikëve”, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të fazës së parë së Champions League.

Dy gola në pjesën e dytë nga Alexis Mac Allister në minutën e 52’-të dhe Cody Gakpo në të 77’-n mjaftuan për fitoren e djemve të Arne Slot, ndërsa loja pa edhe dy penallti të humbura, fillimisht nga Kilyan Mbappe në minutën e 61’-të e më pas nga “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah vetëm 9 minuta më vonë.

Kështu, falë kësaj fitoreje Liverpool ngjitet në krye të tabelës së Premier League, me 15 pikë, ndërsa Real Madrid mbetet në vendin e 24-t me vetëm 6 pikë. /i.m /abcnews.al

Continue Reading

UEFA Champions League

Statistikë, mungesat, formacionet e mundshme: Gjithçka që duhet të dini për përballjen Liverpool – Real

Published

on

Liverpooli është nikoqir i Real Madridit, në kuadër të xhiros së pestë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

“Reds” duan hakmarrjen ndaj skuadrës madrilene shkaku që s’dinë për fitore që nga viti 2008, derisa mysafirët shpresojnë ta rrisin këtë rekord.

Sidoqoftë, të dy gjigantët evropianë kanë mungesa të mëdha. Liverpooli është pa emra si Harvey Elliott, Alisson Becker, Federico Chiesa, Diogo Jota, kurse Trent Alexander-Arnold pritet të jetë vetëm në bankë rezervë.

Në anën tjetër, Real Madridi gjithashtu është pa shumë yje si Vinicius Junior, David Alaba, Eder Militao, Rodrygo dhe Aurelien Tchouameni.

Statistika:

Real Madridi ka barazuar në pjesën e parë ndërsa ka fituar në kohën e rregullt në tre përballjet e fundit ndaj Liverpoolit.

“Los Blancos” përndryshe kanë fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit kundër “Reds”.

Formacionet e mundshme:

Liverpool (4-2-3-1): Kelleher; Tsimikas, Van Dijk, Konate, Bradley; Allister, Gravenberch; Diaz, Jones, Salah; Nunez.

Real (4-4-2): Lunin; Vazquez, Acensio, Rudiger, Mendy; Valverde, Modric, Camavinga, Bellingham; Mbappe, Endrick.

Përballja ndërkohë do të nis me fillim nga ora 21:00.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text