Connect with us

Kombetarja e Kosoves

Çështja e trajnerit të Kosovës, Munishi: Na e kanë bërë sikur Lul Raka, dy javë vendimtare

Published

on

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar çështjen e trajnerit të Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk e ka caktuar trajnerin e ri, ndërsa Munishi ironizoi pak.

“Na e kanë bërë sikur Lul Raka, dy javë vendimtare. Me marrë një selektor të mirë. Të gjithë emrat që janë përfol janë trajnerë të mirë. T’i krijojmë edhe ne klimë të përshtatshme për me punu. Me këta rumunët e kam një inati pak më të veçantë. Duhet mi mujt edhe atje edhe këtu”, tha Munishi në T7.

Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

FFK-ja ankohet në CAS për vendimin e UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se tashmë i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) lidhur me vendimin e UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë, të zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutat shtesë kur rezultati ishte 0:0. Pas një acarimi në fushë të lojtarëve, kishte thirrje “Serbia, Serbia” nga tifozë rumunë. Lojtarët e Kosovës lëshuan fushën, ndërsa disa prej tyre bënë veprime josportive ndaj tifozëve rumunë derisa po largoheshin. Ndonëse arbitri kërkoi që lojtarët të kthehen në fushë, te Kosova e refuzuan këtë. Arbitri dhe lojtarët e Rumanisë u kthyen në fushë rreth një orë më pas dhe arbitri dha shenjë për fundin e ndeshjes.

Apeli i UEFA-s e ka regjistruar ndeshjen e ndërprerë me rezultat 3:0 në të mirë të Rumanisë. E ka gjobitur Rumaninë me 128 mijë euro për shkelje të ndryshme, por ka vlerësuar se Kosova e braktisi ndeshjen. FFK-ja u gjobit me 6000 euro për faktin se pesë lojtarë të Kosovës morën kartonë të verdhë.

Federata rumune dy ditë më parë njoftoi se i i është drejtuar CAS-it për gjobën prej 128 mijë eurove dhe dënimin për zhvillimin e ndeshjes së ardhshme të Rumanisë pa shikues.

Dhe tani FFK-ja ka njoftuar se i drejtohet CAS-it. Ndonëse FFK-ja nuk ka njoftuar se çka do të kërkojë, pritet që të atakojë vendimin e UEFA-s për ta regjistruar ndeshjen me rezultat zyrtar në të mirë të Rumanisë.

“FFK-ja përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar. Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Në të vërtetë gjasat që në CAS të rrëzohet vendimi i UEFA-s për regjistrim të ndeshjes me rezultat zyrtar, nuk vlerësohen shumë të mëdha. Ka shumë rrethana që shkojnë në disfavor të Kosovës, sidomos kërkesa e arbitrit që lojtarët të kthehen në fushë  duke konsideruar që ka kushte për lojë.

Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

​Ademi: I pari i FIFA-s mezi pret ta vizitojë Kosovën

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në kuadër të manifestimit të 100-vjetorit të themelimit të Federatës bullgare të futbollit.

Në këtë takim, Ademi tha se u diskutua për zhvillimin e futbollit në Kosovë

“Gjithmonë kënaqësi ta takoj presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Edhe kësaj radhe në kuadër të manifestimit të 100-vjetorit të themelimit të Federatës bullgare të futbollit, patëm mundësi të diskutojmë për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe për projektet e përbashkëta që do ta avancojnë tutje futbollin tonë”, ka shkruar Ademi.

Ai ka shtuar se Infantino mezi po pret që ta vizitojë Kosovën aty ku do ta bëjë edhe përurimin e Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali.

“Presidenti Infantino theksoi se me padurim pret të vijë në përurimin e Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali”, ka shkruar Ademi.

Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Cana flet për braktisjen e ndeshjes në Rumani

Published

on

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka komentuar vendimin e futbollistëve të Kosovës për ta braktisur ndeshjen ndaj Rumanisë në minutat shtesë. 

Në një intervistë për “KosovaPress”, Cana, ka thënë se i ka pëlqyer uniteti te Përfaqësuesja e Kosovës dhe se si u respektua vendimi i kapitenit Amir Rrahmani. 

Por, ai ka shtruar pyetjen nëse do të ishte braktisur ndeshja po të ishte Kosova në epërsi. 

“Mua më pyesin shumë për këtë punë. Nuk besoj se diçka është bërë me dëshirë, me qëllim të keq apo në ndonjë mënyrë të keqe. Kur mua ma bëjnë këtë pyetje, unë ua bëjë një pyetje tjetër shumë të thjeshtë. Nëse ne do të ishim 1-0 duke e fituar atë lojë, a do ta kishim lënë? Merre vet përgjigjen, të kishim qenë ne duke fituar 1-0 në minutën 93’, a do ta kishim lënë lojën? Shumica e njerëzve më thonë: ‘Jo nuk do ta linim’ dhe e kemi përgjigjen”, ka thënë Cana.

Në ndeshjen që u zhvillua në Bukuresht më 15 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve, lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha në minutën e 92-të pas thirrjeve raciste nga tifozët rumunë. Pati fyerje, thirrje “Serbia, Serbia” dhe hedhje të gjësendeve. 

Të enjten UEFA mori vendim që ndeshja t’i takojë Rumanisë me rezultat zyrtar 3:0. 

Kosova në plejof për t’u ngjitur në Ligën B, do të ballafaqohet me Islandën në dy ndeshje që do të zhvillohen në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Cana tha se u ndie shumë mirë kur pa se skuadra mbështeti vendimin e kapitenit Rrahmani. 

“Një gjë mua më ka ardhur mirë, kur kapiteni vendosë, e gjithë skuadra ka vendosur si një trup dhe kjo duhet të bazohet si forcë e skuadrës pavarësisht asaj a kanë bërë mirë apo keq. Amiri është kapiten i skuadrës dhe vendimin që e ka marrë ai apo federata mund të jetë i mirë ose i gabuar varësisht si e gjykojnë, mua kur më pyesin a kanë bërë mirë, unë iu them, nëse do ta marrësh përgjigjen, për dy minuta nëse isha duke fituar nuk do ta lija lojën. Gjithsesi faktori i një ekipi të mbledhur dhe që e merr vendimin bashkë, duhet të bazohet në atë forcë për çdo moment që ekipi ka për t’u zhvilluar dhe për çdo sfidë që e ka përpara”, ka thënë tutje Cana.

Cana thekson gjithashtu me bindje të plotë se Kosova nuk e ka vendin në Ligën C, por së paku një rang më lartë, në Ligën B.

“Kosova nuk e ka vendin te Grupi C. Kosova me lojtarët që ka, skuadrën që ka, cilësitë që ka, e ka vendin te Grupi B dhe aty mandej unë mendoj se mund të gjykohet se si mund të jemi dhe në çfarë niveli jemi, pastaj se ku mund të përfaqësohemi në momentin kur fillojmë të garojmë në Grupin B. Plejofi kundër Islandës nuk do të jetë i lehtë por janë ato momente kur duhet të bëhet një hap përpara. I njëjti proces, edhe ky ekip duhet të piqet, edhe ky ekip duhet të luajë edhe pak së bashku edhe kanë nevojë për lojtarët më të mirë që janë në momentin dhe në formën e duhur dhe kjo çndeshja] e marsit jep një shtytje për inkuadrim në Grupin B ku i përket Kosovës sepse nuk e gjykojë unë Kosovën në momentin që e fiton Grupin C, pavarësisht se e ka pasur aty një Rumani por e pamë në ndeshjen e fundit mua Rumania mu duk sikur Andorra, e kjo është meritë e Kosovës”, ka thënë Cana.

Ai nuk ka lënë pa komentuar edhe ecurinë e Kombëtares së Shqipërisë, e cila doli e fundit në grupin e saj në Ligën B dhe ra një rang më poshtë.

“Nuk e di për fjalën dështim, sigurisht se vendi i fundit nuk është i mirë si dhe zbritja një ligë më poshtë, mandej kur luan në Ligën e Kombeve dhe je në Grupin B, pothuajse katër ekipet nuk janë shumë larg njëra tjetrës, dhe në ndeshjen e fundit mund të ishin edhe në vendin e parë por edhe në të fundit, janë detajet. Unë mendoj se cilësia dhe kualiteti është dëshmuar me kualifikimin në Kampionatin Evropian, është një skuadër që thjeshtë duhet të piqet pak dhe duhet të nxjerrë një pjesë të karakterit të vet për t’u rritur por potenciali është aty dhe besoj që e ardhmja do të jetë shumë e mirë”, ka përfunduar Cana.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text