
Zyrtare : Canavaro trajner i Beneventos
Fabio Canavaro është emëruar trajneri i Beneventos. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2024. Kjo është eksperienca e parë e ish-fituesit të “Topit të Artë” si trajner.