Connect with us
SKY

Serie A

Capello : Allegri do ta përmisoj Juventusin

Published

on

Fabio Capello është shprehur optimist se Juventusi do të përmirësohet me në krye me Massimiliano Allegrin.

Skuadra nga Torino nuk po kalon një moment të mirë, duke regjistruar rezultate aspak të kënaqshme në këtë fillimsezon.

Për t’ia vendosur vulën të gjitha këtyre ishte humbja e marrë në Champions League, në mesjavën që lamë pas.

Gjithsesi, për dikë si puna e Capellos, faji nuk është te trajneri e as te përgatitja fizike.

“Juventusi luajti 30 minuta si një ekip i vërtetë, siç nuk kishte mundur kurrë më para. Ata treguan shpejtësi, cilësi, vendosmëri dhe mund të shkonin edhe 2-0. Por më pas ata i shteruan energjitë.

Nuk mund të jetë një çështje fizike, sepse një rënie mund të ndodhë pas një ore, por mjo pas tridhjetë minutash. Unë mendoj se një kolaps i ngjashëm është shumë një rezultat që vjen nga koka dhe jo nga këmbët.

Mungesat ndikojnë shumë, dëmtimet peshojnë. Si mund të shohësh një Juve të bukur pa Pogba apo Chiesa? Megjithatë, unë mendoj se Allegri do e përmirësojë Juventusin”, është shprehur tekniku italian.

Juventusi gjendet në vendin e tetë në Serie A këtë sezon, ndërsa në të parafundit në grupin e Champions League.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text