Connect with us

Home

Calhanoglu: Fitorja ndaj Barcelonës mund ta ndryshojë sezonin

Published

on

0 0
Read Time:43 Second

Hakan Calhanoglu është shprehur tejet i lumtur me fitoren e Inter ndaj Barcelonës.

Mesfushori turk, Calhanoglu ishte ai që vendosi fatin e takimit të mbrëmshëm mes Inter dhe Barcelona, me një gol të shënuar nga distanca.

Pas ndeshjes, lojtari ka dhënë disa komente. Ai beson se fitorja e mbrëmshme mund të jetë pika e kthesës për sezonin e ‘Zikaltërve’.

“Ishte shumë me rëndësi që të fitonim, duhej të dërgonim një sinjal mbi të gjitha për tifozët, të cilët janë gjithmonë afër nesh”, ka thënë Calhanoglu.

“Kjo ndeshje mund vërtet të ndryshojë sezonin tonë, sepse ne mund të ndërtojmë mbi të. Sa për kualifikimin, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të marrim lojë pas loje”, shtoi turku.

Calhanoglu shënoi mbrëmë golin e parë pas pesë viteve në Champions League. I fundit gol për të ishte me fanellën e Bayer Leverkusen, në shtator të vitit 2016.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Home

Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian

Published

on

0 0
Read Time:30 Second

Genc Nuza do ta gjykojë ndeshjen kualifikuese për Evropianin U21.

UEFA i beson përsëri gjyqtarëve nga Kosova për të ndarë drejtësinë në kompeticione të nivelit të lartë.

Ndeshja e grupit H, Slovenia U21 – Qipro U21 do të gjykohet nga gjyqtari i Kosovës, Genc Nuza.

Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në stadiumin “Mestni Stadion Fazanerija” në Murska Sobota, gjyqtari Nuza do të asistojë nga Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 10 shtator, me fillim në orën 18:00. /Gazeta Olle/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Home

Joshua Kimmich bëhet kapiten i Gjermanisë

Published

on

0 0
Read Time:28 Second

Futbollisti i Bayern Munchenit, Joshua Kimmich është bërë kapiten i ri i Gjermanisë.

Ky vendim u mor gjatë ditës së djeshme nga selektori Julian Nagelsmann, pas pensionimit të Ilkay Gundoganit.

29-vjeçari do ta udhëheq “Die Mannschaft” në garën e Nations League.

Ndeshjen e parë të këtij edicioni, kombëtarja gjermane do ta luajë të shtunën kundër Hungarisë.

Nga viti 2016-të, Kimmich shiritin e kapitenit të Gjermanisë e ka bartur shtatë herë.

Kombëtarja e udhëhequr nga Nagelsmann, është në grupin e 3-të të ligës A, me Hungarinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Holandën.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Home

Debutim ëndrrash për Albion Rrahmanin, Sparta e Pragës kualifikohet në Ligë të Kampionëve

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 27 Second

Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Indrit Tuci, Qazim Laçi e Kastriot Imeri janë shqiptarët që sot siguruan me skuadrat e tyre përkatëse Ligën e Kampionëve.

Sparta e Pragës fitoi 2:0 ndaj Malmos, ndërsa Young Boys e mposhti 1:0 Galatasarayn, për ta mundësuar këtë.

Te gjiganti çek luajnë katër futbollistë të cilët përfaqësojnë Shqipërinë apo Kosovën, teksa te Young Boys luan Kastriot Imeri që përfaqëson Zvicrën.

Albion Rrahmani pati debutim ëndrrash, pasi 14 minuta pasi hyri në fushë, ia doli të shënonte për rezultatin përfundimtar.

Sparta e Pragës kishte fituar në udhëtim 2:0 një javë më parë, teksa edhe sot triumfoi me të njëjtin rezultat, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Nga minuta e parë vetëm Qazim Laçi startoi, por në pjesën e dytë u inkuadruan dyshja kosovare, Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi, teksa minuta nuk pati për Indrit Tucin.

Për skuadrën çeke shënoi fillimisht Haraslin në minutën e 80-të nga penalltia, teksa tre minuta më vonë ylli i Kosovës realizoi për rezultatin përfundimtar 2:0.

Pas kësaj fitore, Sparta e Pragës kualifikohet në Ligë të Kampionëve pas 18 vitesh mungesë, teksa futbollistët shqiptarë të lartëcekur do të paraqiten për herë të parë në garën më të fortë për klube në Evropë.

Në anën tjetër edhe Kastriot Imeri, e ka siguruar Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij, Young Boys, pasi befasuan gjigantin turk, Galatasaray, duke e mposhtur në të dy ndeshjet, por për mesfushorin kosovar me nënshtetësi zvicerane nuk pati minuta në këtë përballje.

Numrin e shqipëtarëve në Ligën e Kampionëve pritet ta shtojnë Arbër Hoxha e Edon Zhegrova me klubet e tyre, Dinamo Zagreb e Lille, pasi kanë shënuar fitore të thella në ndeshjet e para, teksa nesër do t’i kenë ndeshjet e kthimit.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=