Connect with us

Kategoria e Pare

Bylis me hap “të frikshëm” drejt Superiores, Elbasani pret Kastriotin për të rikapur vendin e 2-të të tabelës

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 9 Second

Pas përfundimit të sfidave të Kombëtareve, Kategoria e Parë është rikthyer në fushë mesditën e kësaj të merkure për të zhvilluar ndeshjet e javës së 12-të, me “ballshiotët” e Bylisit që po “vrapojnë” drejt rikthimit në Superiore me një ritëm ndryshe nga rivalët.

“Mallakastriotët” ia dolën të triumfojnë me rezultatin 1-2 në trasnfertën matjane ndaj Burrelit dhe të mbajnë kreun me 29 pikë tashmë, 5 më shumë se ndjekësit më të afërt, por edhe me një ndeshje më pak të luajtur. Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e katërt me anë të Dedgjonajt, por “ballshiotët” u kundërpërgjigjën shpejt, duke përmbysur me golat e Vernazës dhe Eminit, që vulosën edhe suksesin në Burrel.

Detyrën bën edhe “fierakët” e Apolonisë, që triumfuan me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Lushnjës në derbin e Myzeqesë dhe u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 24 pikë, po aq sa ka edhe Flamurtari, që në sfidën përballë kavajasve të Luzit fitoi me shifrat 2-1.

Në sfidën tjetër të zhvilluar këtë të mërkurë, Korabi mposhti me rezultatin e pastër 4-0 Tomorin e Beratit dhe u ngjit në kuotën e 15 pikëve, duke iu larguar disi zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa në orën 17:00, “verdheblutë” e Elbasanit do të presin Kastriotin në “shtëpi” me synim marrjen e tre pikëve dhe rikthimin në vendin e dytë të renditjes. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=