Bylis barazon me Egnatian

0 0
Read Time:36 Second

Bylis-Egnatia ishte ndeshja e parë e Superiores për ditën e sotme dhe pritej me interes, pasi të dy ekipet ruajnë formë positive. Egnatia vinte nga fitorja 3-0 ndaj Vllaznisë, ndërsa Bylisi arriti të mundte Laçin në transfertë. Sa i përket ndeshjes së sotme, rastet e pastra janë parë në të dy portat.

Më afër golit ishte Mihana që tentoi një roveshatë në pjesën e parë, atje ku mundi Teqjan, por jo fatin. Topi do të ndalej në traversë. Një ndeshje e nisur me shumë ritëm dhe që kishte si protagonist dy portierët, Teqja dhe Sherri, të cilët në disa momente i thanë “JO” golit. Me shifrat 0-0 do të mbyllej edhe kjo ndeshje e sotme. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %