Connect with us

Home

Brighton dorëzohet, mposhtet nga Everton 1-5

Published

on

Evertoni e ka tronditur Brightonin në shtëpi, duke e mundur me rezultat 1:5 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Premier Ligës.

Abdouylaye Docoure shënoi që në minutën e parë, dhe pastaj e realizoi edhe të dytën në të 29-tën.

Brightonit s’i ndihmoi shumë lojtari i tyre Jason Steele, që shënoi autogol për 0:3.

Dwight McNeil i realizoi dy golat e fundit, në minutat 76’ dhe 90+6’.

Golin e nderit për vendësit e realizoi argjentinasi Alexis McAllister në minutën e 79-të.

Kjo fitore e beftë nxjerr për momentin Evertonin nga tri pozitat që bien nga liga, pasi tani numëron 32 pikë në vendin e 16-të, dy më shumë se Leicesteri, Leedsi dhe Nottinghami që renditen më poshtë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text