Connect with us

Copa America

Brazili gjen fitoren e parë në Copa America, mposht Paraguain – Kolumbia fiton me lehtësi ndaj Kosta Rikës

Published

on

Mëngjesin e sotëm (e shtunë) janë zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për grupet në Copa America, ku skuadrat favorite kanë shënuar fitore.

Ndeshja e parë në program në kuadër të Grupit D të Copa America ishte ajo mes Kolumbisë dhe Kosta Rikës, e cila përfundoi me fitoren e kolumbianëve me rezultat 3-0.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 31-të me anë të Luis Diaz, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Davinson Sanchez (59’) shënoi për 2-0 dhe Jhon Cordoba (62’) për rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Kolumbia ka gjashtë pikë dhe tashmë ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Copa America.

Në ndeshjen tjetër, Brazili arriti të gjej fitoren, duke mposhtur Paraguain pa vështirësi me rezultat të thellë 4-1.

Serinë e golave e hapi Vinicius Junior (35’) për 1-0, Savio (43’) shtoi epërsinë 2-0, ndërsa Vinicius shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë për 3-0.

Në pjesën e dytë, Paraguai ngushtoi epërsinë me anë të Omar Alderete (48’) për 3-1, por Lucas Paqueta (65’) shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë fitore, Brazili arrin në kuotën e katër pikëve, por kualifikimin do ta kërkoj vetëm në ndeshjen e fundit përball Kolumbisë.

Continue Reading

Copa America

Panik te “Bardhekaltërit”, Lionel Messi rrezikon të humbasë çerekfinalet e Copa America

Published

on

“Bardhekaltërit” e Argjentinës kanë arritur një tjetër fitore të madhe, në këtë edicion, të Kupës së Amerikës, duke arritur kualifikimin për në fazën me eleminimin direkt të turneut, teksa në orët e para të mëngjesit, të kësaj të mërkure kanë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, përfaqësuesen e Kilit, falë golit të Lautaro Martinez.

Megjithatë, duket se asnjë në kampin e kampionëve të botës nuk e ka mendjen te fitorja, me teknikun Scaloni, i cili është tepër i shqetësuar për gjendjen tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Mess,i, i cili mori një goditje gjatë ndeshjes dhe tashmë nuk dihet ende nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë këtë kompeticion apo jo, të paktën kështu është shprehur “ylli” argjentinas.

“Ndjeva siklet në kofshën e djathtë. Isha i tensionuar, por arrita ta përfundoja ndeshjen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- u shpreh lideri i “Bardhekaltërve”, me këta të fundit, që janë kualifikuar për në çerekfinale, si të parët e Grupit A dhe në fazën tjetër do të ndeshen me vendin e dytë të Grupit B, ku bëjnë pjesë Venezuela, Meksika, Ekuadori e Xhamajka.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text