Connect with us

Bundesliga

Bora e madhe në Gjermani shtyn ndeshjen mes Bayernit dhe Union Berlinit

Published

on

Ndeshja në mes Bayern Munichut dhe Union Berlinit është anuluar si shkak i motit të keq.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej nga ora 15:30, por reshjet e shumta të borës kanë bërë që përveç ndeshjes, të pezullohen fluturimet dhe transporti publik.

Aktualisht, Bayerni gjendet në pozitën e dytë me 32 pikë të grumbulluara nga 12 ndeshje, ndërsa Union Berlini është në vendin e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë.

Continue Reading

Bundesliga

Xhaka me Bayerin fitojnë në Berlin

Published

on

Bayer Leverkuseni kthehet me tre pikë nga Berlini, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Union Berlinin. 

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, ka treguar lojë më të mirë dhe me meritë mori pikët e plota. 

Granit Xhaka është paraqit nga minuta duke treguar angazhim të madh. 

Për Bayerin shënuan Frimpong (2′), Schick (71′) dhe për vendasit Jeong Woo-Yeong (29′). 

Bayer renditet në vend të tretë me 23 pikë pas javës së 12-të dhe Union Berlini në të 12-tin me 16 pikë.

Continue Reading

Bundesliga

Dortmund fiton thellë, Xhaka shënon për fitoren e Leverkusen

Published

on

Në ndeshjet e Bundesligës që u luajtën sot, Borussia Dortmund arriti një fitore të bindshme 4:0 ndaj Freiburg, duke e ngritur veten në vendin e 5-të në renditje, shkruan LajmeSportive.

Me këtë rezultat, Dortmund kaloi Freiburg në tabelë, duke treguar dominim të qartë në ndeshje.

Nga ana tjetër, Bayer Leverkusen mundi Heidenheim 5:2 në një përballje të hapur dhe me shumë gola.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje shënoi Granit Xhaka.

Ky rezultat i mundësoi Leverkusen të ngjitej në vendin e 4-të në klasifikim, duke u konsoliduar më tej në zonën e sipërme të tabelës.

Continue Reading

Bundesliga

Bayern Munich fiton ndaj St.Paulit, Leverkusen ndalet nga Bochum, mposhtet Borussia Dortmund

Published

on

Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesliga, duke e mposhtur St.Paulin 1:0, e në anën tjetër Leverkusen barazoi 1:1 me Bochum, kurse Borussia Dortmund pësoi humbje 3:1 nga Mainz.

Bavarezët tani janë në një seri të mirë prej pesë fitoreve radhazi në të gjitha garat, teksa janë në krye të elitës gjermane.

Golin e vetëm të takimit ndaj Saint Paulit e shënoi Jamal Musiala në minutën e 22-të, që është një nga golat më të mirë të shënuar deri më tani këtë sezon.

Pas 10 ndeshjeve, Bayern Munich ka 26 pikë të grumbulluara, gjashtë më shumë se Leipzig i vendit të dytë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kampioni i Gjermanisë në anën tjetër nuk arriti ta mbante rezultatin, duke barazuar 1:1 me Bochumin.

Golin e vetëm për Leverkusen e shënoi Patrik Schick minutën e 18-të, ndërsa për barazimin e rezultatit në minutën e fundit shënoi Miyoshi.

Leverkuseni nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin, pasi sezonin e kaluar e fitoi titullin pa asnjë humbje.

Ata renditen në vendin e katërt pas 10 xhirove, me 17 pikë të grumbulluara, nëntë pikë më pak se lideri Bayern Munich.

Sezonin veç më keq e ka nisur Dortmund, që tani ka pësuar humbje 3:1 ndaj Mainz.

Dortmund ishte me një lojtar më pak nga minuta e 27-të e takimit, pasi Emre Can u ndëshkua drejtpërdrejtë me të kuq.

Lee Jae-Sung dhe Burkardt shënuan për Mainz në pjesën e parë, ndërsa Guiirassy për Dortmundin, dhe me rezultat 2:1 u mbyllën 45 minutat e parë.

Nebel shënoi për 3:1 në minutën e 54-të dhe nuk pati më gola në vazhdim.

Dortmundi tani renditet në vendin e shtatë në Bundesliga.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text