AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Berisha 79 minuta, Lecce pëson humbje nga Lazio

Berisha 79 minuta, Lecce pëson humbje nga Lazio

Futbollisti Medon Berisha është paraqitur nga minuta e parë për Leccen, në humbjen si vendas me rezultat 2:1 nga Lazio.

Berisha është zëvendësuar në minutën e 79-të, ndërsa Ylber Ramadani fare nuk u aktivizua por në fund të ndeshjes u ndëshkua me karton të verdhë pas një proteste nga pankina.

Për vendasit shënoi Tete Morente (50′) dhe për udhëtuesit Castellanos (45+3′) e Marushiq (87′).

Vendasit mbeten pa një lojtar, Frederic Guilbert u përjashtua në minutën e 45+1.

Pas javës së 17-të në Serie A, Lazio zë vendin e katërt me 34 pikë e Lecce të 14-tin me 16 sosh.

Resize text