Connect with us
SKY

Transfer ZONE

Benzema nënshkruan me klubin saudit

Published

on

Karim Benzema ka arritur marrëveshje me klubin nga Arabia Saudite Al Ittihad, pasi u largua nga Real Madridi.

Benzema i bashkohet ish-bashkëlojtarit të vet te Madridi, Cristiano Ronaldo, në Saudi Pro League.

Sulmuesi francez do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, deri në vitin 2025, me mundësi për ta vazhduar për edhe një sezon tjetër.

Benzema njoftoi të dielën largimin nga Real Madridi pas plot 14 viteve në klub.

Fituesi i Topit të Artë, i cili iu bashkua gjigantit spanjoll nga Lyoni në vitin 2009, kishte edhe një vit kontratë me klubin.

Benzema, 35 vjeç, i fitoi pesë tituj në Ligën e Kampionëve me Madridin.

Ai i ka bërë 647 paraqitje për Madridin dhe është golashënuesi më i mirë i klubit me 353 gola – vetëm Cristiano Ronaldo ka më shumë.

Benzema e zhvilloi ndeshjen e fundit për Madridin në barazimin me Athletic Bilbaon, duke shënuar gol nga penalltia.

“Madrilenët dhe të gjithë tifozët në botë e kanë shijuar futbollin e tij magjik dhe të veçantë, i cili e ka bërë atë njërin prej legjendave të mëdha të klubit dhe njërin nga legjendat e mëdha të botës së futbolli”, shkroi Real Madridi në një komunikatë për largimin e tij.

“Real Madridi është dhe gjithë do të jetë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe familjes së tij të gjitha të mirat në fazën e re të jetës”.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text