Connect with us

UEFA Euro 2024

“Belligoal” për fitore, “Tre Luanët” mundin Serbinë në sfidën e parë të Euro 2024

Published

on

Janë padyshim mes listës së favoritëve për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm në “kontinentin e vjetër”, për të mos thënë janë favoritët absolut. “Tre Luanët” e Anglisë kanë arritur të sigurojnë një fitore me shumë vlera mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit kanë mundur Serbinë me rezultatin minimal, 0 me 1.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga “ylli” i Real Madrid, Jude Bellingham, i cili dërgoi në rrjetë një krosim të Bukayo Saka, duke shënuar kështu golin e fitores për djemtë e Gareth Southgate, si dhe të 25-tin këtë sezon, ku bashkë me 16 asistimet e arrira dhe dy trofe është drejt sigurimit të “Topit të Artë”, për herë të parë në karrierë.

Falë kësaj fitoreje, Anglia ngjitet në vendin e parë të Grupit D, me 3 pikë të plota 2 më shumë se Danimarka e Sllovenia. Ndërkaq, ndeshjen e radhës “Tre Luanët” do të ndeshen me “Vikingët” e Danimarkës, ndërsa Serbia do të përballet me Slloveninë.

UEFA Euro 2024

Trajneri i Spanjës: S’kam preferenca për finalen

Published

on

Përzgjedhësi i Spanjës Luis de la Fuente thotë se nuk ka ndonjë kundërshtar favorit për finalen e “Euro 2024”.

“La Roja” bëri një përmbysje ndaj Francës për t’u kualifikuar në finalen e Kampionatit Evropian, aty ku do ta pret fituesin e përballjes Angli – Holandë.

Sidoqoftë, La Fuente insiston se nuk i intereson se më kë do të përballet ngase të dy kombëtaret do të jenë rival në nivel.

Nuk ka rëndësi se kush kundërshtari është, tashmë kemi parë rrugëtimin që kemi bërë në Euro 2024”.

Janë dy rivalë të mëdhenj dhe po i presim me duart e hapura”.

I pyetur nëse do të ishte më e mira për futbollin nëse Spanja mposht Anglinë në finale, La Fuente u përgjigj: “E tëra që bëjmë është të provojmë dhe të jemi të fortë në idenë tonë”.

Jemi të lumtur që kemi arritur në finale. Kemi qenë në gjendje të mbërrijmë në finale dhe ta dërgojmë Spanjën në vendin që i përket në sport”.

Përndryshe, përballja Angli – Holandë do të nis me fillim nga ora 21:00, derisa finalja zhvillohet të dielën.

Continue Reading

UEFA Euro 2024

Penalltia e mohuar zemëron gjermanët/ Firmosin peticionin, kërkojnë përjashtimin e arbitrit dhe përsëritjen e sfidës me Spanjën

Published

on

Rrugëtimi i Gjermanisë në Kampionatin Evropian të Futbollit “Euro 2024” përfundoi të premten e shkuar mes shumë kritikave dhe pakënaqësive, në sfidën e luajtur kundër spanjollëve.

Një rast i pretenduar nga Kombëtarja e Gjermanisë për penallti, ka nxitur polemika të shumta dhe akuza për mënyrën e arbitrimit.

Për këtë situatë, tifozët e Gjermanisë kanë firmosur një peticion me anë të të cilit kërkojnë heqjen e Anthony Taylor nga lista e gjyqtarëve të UEFA-s. Në peticion, tifozët gjithashtu kërkojnë përsëritjen e sfidës mes Gjermanisë dhe Spanjës.

Ata janë të zemëruar me arbitrin anglez dhe ekipin e VAR për mohimin e një penalltie pasi spanjolli Marc Cucurella preki topin me dorën në zonë, në përpjekje për të frenuar një goditje të fortë të futbollistit gjerman Jamal Musiala.

Spanja thelloi shifrat në 2-1 në minutën e 119, me autor Mikel Merino, duke vulosur fitoren e kontestuar përballë mikpritësve të “Euro 2024”

Continue Reading

UEFA Euro 2024

Nagelsmann: Na dhemb eliminimi nga EURO 2024

Published

on

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka thënë se i dhemb eliminimi i skuadrës së tij nga Kampionati Evropian.

Ai tutje u shpreh se ndeshja me Spanjën ishte ballafaqim i fort.

Urime Spanjës që arriti në gjysmëfinale. Ndeshja ishte shumë e hapur në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë në pjesën e dytën. Dhe nga minuta e 60 e tutje ne ishim padyshim skuadra më e mirë në fushë. Na dhemb shumë ky eliminim, pasi mund të reagojmë vetëm pas dy vitesh. Dhe ndoshta nuk do të kem më kurrë mundësinë të përjetoj një kompeticion të tillë në vendin tim”, tha Nagelsmann.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text