Bayern vazhdon me fitore

0 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Bayerni Munich dhe Plzen, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota nga ky takim.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni e ka shkatërruar Plzenin duke e mposhtur me shifrat 5:0.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Leroy Sane, i cili shënon në minutën e 7’ për 1:0, kurse epërsinë në 2:0 e thelloi Serge Gnabry në minutën e 13’.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane shënoi golin e parë për Bayernin në Ligën e Kampionëve, duke e thelluar epërsinë e gjigantit gjerman në ndeshjen e sotme në 3:0 në minutën e 21’.

Kampioni gjerman nuk u ndal së shënuari edhe në pjesën e dytë, ku Leroy Sane shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayernin në minutën e 59’.

Golin e fundit të ndeshjes së sotme e shënoi Choupo-Moting, i cili vulosi fitoren e Bayernit me shifrat 5:0 në minutën e 59’.

Me pikët e reja, Bayerni përforcon pozitën e parë në Grupin C me gjithsej nëntë pikë, krahas Plzen që zë vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.

Rezultati final, 5:0 në favor të Bayernit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %