Connect with us

Home

Bayern ndalet nga Gladbach

Published

on

Bayern Munich ka ndarë pikët me Borussia Monchengladbach.

Ndeshja e xhiros se katërt në Bundesligë në mes Bayern – Monchengladbach ka përfunduar baras 1:1.

Kështu bavarëzet pas tri fitoreve, marrin barazimin e parë në edicionin e ri të ligës gjermane.

Bayerni e dominoi tërësish takimin, por nuk arritën të arkëtojnë më shumë se një pikë.

Thuram shënoi në minutën e 43` për Monchengladbach, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të mysafirëve.

Edhe në 45 minutat e tjerë bavarëzët kishin kontrollin e lojës, por shënuan vetëm njëherë.

Ishte Leroy Sane që barazoi rezultatin në 1:1, pas golit të shënuar në minutën e 83`.

Me këtë barazim Bayern ka 10 pikë, kurse Borussia gjithsej tetë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text