Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesliga, duke e mposhtur St.Paulin 1:0, e në anën tjetër Leverkusen barazoi 1:1 me Bochum, kurse Borussia Dortmund pësoi humbje 3:1 nga Mainz.
Bavarezët tani janë në një seri të mirë prej pesë fitoreve radhazi në të gjitha garat, teksa janë në krye të elitës gjermane.
Golin e vetëm të takimit ndaj Saint Paulit e shënoi Jamal Musiala në minutën e 22-të, që është një nga golat më të mirë të shënuar deri më tani këtë sezon.
Pas 10 ndeshjeve, Bayern Munich ka 26 pikë të grumbulluara, gjashtë më shumë se Leipzig i vendit të dytë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kampioni i Gjermanisë në anën tjetër nuk arriti ta mbante rezultatin, duke barazuar 1:1 me Bochumin.
Golin e vetëm për Leverkusen e shënoi Patrik Schick minutën e 18-të, ndërsa për barazimin e rezultatit në minutën e fundit shënoi Miyoshi.
Leverkuseni nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin, pasi sezonin e kaluar e fitoi titullin pa asnjë humbje.
Ata renditen në vendin e katërt pas 10 xhirove, me 17 pikë të grumbulluara, nëntë pikë më pak se lideri Bayern Munich.
Sezonin veç më keq e ka nisur Dortmund, që tani ka pësuar humbje 3:1 ndaj Mainz.
Dortmund ishte me një lojtar më pak nga minuta e 27-të e takimit, pasi Emre Can u ndëshkua drejtpërdrejtë me të kuq.
Lee Jae-Sung dhe Burkardt shënuan për Mainz në pjesën e parë, ndërsa Guiirassy për Dortmundin, dhe me rezultat 2:1 u mbyllën 45 minutat e parë.
Nebel shënoi për 3:1 në minutën e 54-të dhe nuk pati më gola në vazhdim.
Dortmundi tani renditet në vendin e shtatë në Bundesliga.