Connect with us

Superliga e Kosoves

Batatina: Titullin ia uroj Kabashit, jo Ballkanit

Published

on

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, pasi ekipi nga Suhareka u shpall kampion në Podujevë pas fitores 0-1 ndaj Llapit.

Batatina tha se gabimet që kanë ndodhur në Gjilan kanë ndikuar që Llapi të mos shpallet kampion, por tha se objektivi tash mbetet që Llapi të paraqitet sa më mirë në Evropë.

“Jemi të kënaqur me angazhimin e lojtarëve por mendoj se Arsim Kabashi u bë kampion e jo Ilir Daja. Dua të bëhem kampion me meritë. Ballkanit i uroj fitoren, por ia uroj Astrit Kabashit sepse ai është bërë kampion”.

“Gabimet që kanë ndodhur në Gjilan kanë ndikuar që të mos shpallemi kampion dhe objektivi im dhe i skuadrës është të dalim në gara të Evropës sa më mirë”, tha Batatina.

Ai më tej foli edhe për finalen e Kupës së Kosovës ku do të ndeshen Prishtina e Ballkani, për të cilën tha se “mendoj që Prishtina e meriton Evropën, e jo një lagje si Malisheva”

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Drita fiton me rezultat komod ndaj Dukagjinit, Prishtina e Gjilani barazojnë

Published

on

Java e 16-të e Superligës së Kosovës nisi me dy ndeshje që u zhvilluan sot. Drita fitoi minimalisht ndaj Dukagjinit, ndërsa përballja tjetër mes Prishtinës e Gjilanit përfundoi me barazim 2:2.

Intelektualët që janë liderët e elitës kosovare dhe do të vazhdojnë të jenë pas fitores së sotme, duke shkuar në nëntë pikë më shumë se vendi i dytë, Malisheva.

Përballja mes Dritës e Dukagjinit u zhvillua në stadiumin sintetik në Gjilan.

Skuadra e Zekirja Ramadanit ishte më e mirë dhe arriti ta mbajë epërsinë e krijuar në pjesën e parë, duke e dyfishuar krejt në fund pastaj.

Golin e parë e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 29-të, kur Iljasa Zulfiu asistoi.

Drita pati një rast ideal me Rron Brojën disa minuta para përfundimit, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Lideri aktual i Superligës e shënoi golin e sigurisë në minutën e fundit me anë të Kastriot Selmanit.

Intelektualët fituan 2:0 dhe tani kanë 37 pikë pas 16 xhirove në Superligën e Kosovës.

Në përballjen tjetër, Prishtina barazoi ndaj Gjilanit.

Kryeqytetasit e nisën shumë mirë, duke krijuar raste të rrezikshme, por të parët që shënuan ishin mysafirët.

Senad Jarovic shënoi për 1:0 në minutën e 28-të, i asistuar nga Oltion Bilalli.

Reagimi i Prishtinës ishte i shpejtë. Leotrim Kryeziu barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 36-të.

Gjilani fitoi një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë, por që e njëjta u anulua nga VAR-i.

Prishtina arriti të dilte për herë të parë në epërsi në minutën e 76-të, por gëzimi u ndal, pasi VAR-i e anuloi golin e Kryeziut për pozitë jashtë loje.

Katër minuta më vonë, Leonat Vitija, shënoi gol me kokë pas harkimit nga Gentrit Salihut dhe Prishtina e përmbysi rezultatin në 2:1.

Por Gjilani e ndali këtë gëzim, pasi në minutën e katërt shtesë e barazuan rezultatin në 2:2 me golin e Kushtrim Shabanit.

Me këtë rezultat mbaroi takimi dhe Prishtina momentalisht është në vendin e katërt me 26 pikë, aq sa ka Ballkani në vendin e tretë. Në anën tjetër, Gjilani gjendet në vendin e gjashtë me 18 pikë.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Prishtina e Malisheva iu gëzohen fitoreve të vonshme

Published

on

Si Prishtina ashtu edhe Malisheva i kanë fituar pikët e plota në përballjet ndaj Dukagjinit, respektivisht Gjilanit.

Më interesante është fakti se të dy skuadrat realizuan në minutat e fundit të kohës shtesë për t’i arkëtuar pikët e plota.

“Bardhëkaltërit” triumfuan me rezultat 0:1 në udhëtim te Dukagjini, sfidë që doli të jetë mjaftë e hapur.

Prishtina në fakt shënoi një herë përmes Sunday Akinbule (86’), mirëpo që VAR-i e anuloi shkaku që lojtarit kishte faullur portierin vendas para se ta finalizonte goditjen.

Sidoqoftë, heroi i Prishtinës doli të jetë Leonat Vitija, që realizoi me kokë në aksionin e fundit (90+7’).

Prishtina tani renditet në pozitën e katërt me 25 pikë, ndërsa Dukagjini qëndron në pozitën e tetë me 17 sosh.

Në anën tjetër, Fatijon Bunjaku ia ka fituar Malishevës pikët e plota në udhëtim te Gjilani me një eurogol vollej.

Ndeshja ishte shumë e barabartë me raste nga të dy skuadrat por që iu mungoi finalizimi deri në fund. Kur të gjithë menduan se përfundoi gjithçka, në skenë doli Bunjaku që me një vollej e la të shtangur portierin e Gjilanit (90+6’).

Me këtë fitore, Malisheva merr vendin e dytë në tabelë me 28 pikë kurse Gjilani qëndron në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Malisheva triumfon ndaj Gjilanit

Published

on

Malisheva ka marrë fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një duel shumë i luftuar me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.

Gjilani rrezikoi e para me Albin Prapashticën, por që goditja e tij me kokë shkoi pranë portës.

Malisheva u kundërpërgjigj me Valmir Berishën, megjithatë pa sukses.

45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, me Gjilanin që rrezikoi me Bilallin, Rrahmanin e Jarovic, derisa mysafirët u kundërpërgjigjën me Hazrollajn dhe Bunjakun.

E kur pritej fundi i ndeshjes, në skenë doli Fatjon Bunjaku që realizoi një gol spektakolar në minutën e 94-të për 0-1.

Nuk kishte më kohë dhe Malisheva arkëtoi tre pikë në këtë ndeshje ku tani ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë, derisa Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva pret Feronikelin ’74.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text