Connect with us

Superliga e Kosoves

Batatina thotë se është duke përgatitur një projekt gjigand rreth stadiumit të Llapit: Përmban kritere evropiane

Published

on

Llapi së shpejti do të bëhet me stadium të ri që do të ketë dhe kritere evropiane.

Kështu të paktën ka thënë trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, raporton kp.

Batatina e zbuloi në detaje “projektin gjigant” për ta ndërtuar një stadium të ri në Llap, pasi qëllimi i tij është që Kombëtarja e Kosovës të luajë ndeshjet edhe në Llap dhe jo vetëm në Prishtinë. Stadiumi pritet t’i ketë 12 mijë ulëse.

“Sa i përket stadiumit gjigant që do ta ketë Llapi, mendoj që në momentin që Kuvendi Komunal më mbështet, jemi në bisedime për ta ndarë një parcelë me skuadrën e Llapit, do të thotë jam duke u përgatitur që ta bëjë një projekt shumë gjigant, një projekt i cili do të thotë një stadium me kriteret evropiane ku do të mund të luajnë të gjitha ndeshjet edhe të kombëtares sonë. Qëllimi im është që Llapi duhet ta ketë një stadium që do të luajë edhe kombëtarja në Llap, jo vetëm në Prishtinë, një stadium me 12 mijë ulëse për të cilin shumë shpejtë presim që të ndahet parcela dhe unë kam biseduar me njerëz nga Ministria, nga Federata edhe nga Kuvendi Komunal që më ka mbështetur këtë projekt. Besoj që projektin do ta ndajmë bashkërisht, investime edhe nga UEFA e FIFA, në të cilat kam njerëz që kam biseduar dhe më kanë kërkuar që në momentin që ndahet parcela dhe dorëzohet projekti, do të mundohen të ndajnë pjesën e mjeteve financiare”, tha Batatina.

Po ashtu, Batatina bëri të ditur se stadiumi aktual “Zahir Pajaziti” në të ardhmen do t’i shërbejë akademisë së klubit, ndërsa thumboi skuadrat rivale duke thënë “deri sa t’i përfundojnë skuadrat tjera stadiumin e parë, Llapi do të ketë stadiumin e dytë”.

“Një gjë e tillë do të bëhet shumë shpejtë, besoj që nëse më përkrah Komuna me parcelën dhe të na e ndajë zyrtarisht, ndoshta deri sa t’i përfundojnë skuadrat tjera stadiumin e parë, Llapi do të ketë stadiumin e dytë, një stadium gjigant për arsye që në këtë drejtim do të fillojnë edhe punimet, edhe mirëpres do të thotë që Llapi ta ketë stadiumin gjigant me 12 mijë ulëse, e meriton. Ky stadium i cili është këtu (Zahir Pajaziti) do të na shërbejë në momente të caktuara për akademinë e futbollit, sepse Llapi tashmë do të jetë një lokomotivë e dytë e Kosovës”, tha Batatina.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Prishtina e Malisheva iu gëzohen fitoreve të vonshme

Published

on

Si Prishtina ashtu edhe Malisheva i kanë fituar pikët e plota në përballjet ndaj Dukagjinit, respektivisht Gjilanit.

Më interesante është fakti se të dy skuadrat realizuan në minutat e fundit të kohës shtesë për t’i arkëtuar pikët e plota.

“Bardhëkaltërit” triumfuan me rezultat 0:1 në udhëtim te Dukagjini, sfidë që doli të jetë mjaftë e hapur.

Prishtina në fakt shënoi një herë përmes Sunday Akinbule (86’), mirëpo që VAR-i e anuloi shkaku që lojtarit kishte faullur portierin vendas para se ta finalizonte goditjen.

Sidoqoftë, heroi i Prishtinës doli të jetë Leonat Vitija, që realizoi me kokë në aksionin e fundit (90+7’).

Prishtina tani renditet në pozitën e katërt me 25 pikë, ndërsa Dukagjini qëndron në pozitën e tetë me 17 sosh.

Në anën tjetër, Fatijon Bunjaku ia ka fituar Malishevës pikët e plota në udhëtim te Gjilani me një eurogol vollej.

Ndeshja ishte shumë e barabartë me raste nga të dy skuadrat por që iu mungoi finalizimi deri në fund. Kur të gjithë menduan se përfundoi gjithçka, në skenë doli Bunjaku që me një vollej e la të shtangur portierin e Gjilanit (90+6’).

Me këtë fitore, Malisheva merr vendin e dytë në tabelë me 28 pikë kurse Gjilani qëndron në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Malisheva triumfon ndaj Gjilanit

Published

on

Malisheva ka marrë fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një duel shumë i luftuar me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.

Gjilani rrezikoi e para me Albin Prapashticën, por që goditja e tij me kokë shkoi pranë portës.

Malisheva u kundërpërgjigj me Valmir Berishën, megjithatë pa sukses.

45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, me Gjilanin që rrezikoi me Bilallin, Rrahmanin e Jarovic, derisa mysafirët u kundërpërgjigjën me Hazrollajn dhe Bunjakun.

E kur pritej fundi i ndeshjes, në skenë doli Fatjon Bunjaku që realizoi një gol spektakolar në minutën e 94-të për 0-1.

Nuk kishte më kohë dhe Malisheva arkëtoi tre pikë në këtë ndeshje ku tani ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë, derisa Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva pret Feronikelin ’74.

Continue Reading

Superliga e Kosoves

Superliga e Kosovës me dy ndeshje interesante, Ismet Munishi kërkon ta mposht Prishtinën në Klinë

Published

on

Sot pritet të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura në Superligën e Kosovës në futboll, të cilat do të nisin me fillim nga ora 13:00.

Në Klinë Ismet Munishi do të kërkojë fitore ndaj Prishtinës me Dukagjinin, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “18 Qershori”.

Derisa në Gjilani pret në shtëpi Malishevën, që këtë edicion është duke kaluar në form mjaft të mirë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text