Connect with us

La Liga

Barcelona me shumë vështirësi fiton ndaj Athletic Bilbaos

Published

on

Barcelona ka arritur edhe te fitorja e dytë në La Liga në aq ndeshje të zhvilluara, kësaj radhe duke fituar në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2:1, shifra me të cilat fitoi edhe ndaj Valencias në ndeshjen hapëse.

Skuadra e Hansi Flick ishte larg më e mirë në fushë në çdo aspekt, por fitoren e siguruan vetëm 15 minuta para fundit, pasi vuajtën në konkretizim të rasteve.

17-vjeçari fantastik, Lamine Yamal, shënoi gol të jashtëzakonshëm në minutën e 24-të, për t’ia dhuruar epërsinë Barcelonës.

Bilbao u kthye në lojë në minutën e 42-të, kur Sancet shënoi nga pika e bardhë, dhe me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë e takimit.

Kur kishin mbetur edhe 15 minuta deri në përfundim të ndeshjes, katalunasit dolën në sulm me anë të Pedrit, i cili tentoi harkimin në zonë, por portieri Padilla e devijoi e Robert Lewandowski me shumë lehtësi e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2:1.

Deri në fund, Barcelona arriti ta mbante kontrollin e ndeshjes, duke ruajtur rezultatin, për t’iu gëzuar tre pikëve të radhës në La Liga.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text