Connect with us
Girl in a jacket

Home

Barcelona fiton me vështërësi ndaj Osasunës

Published

on

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë kundër Osasunës, në takimin e vlefshëm për javën e 33-të në La Liga.

Katalunasit triumfuan minimalisht 1:0 kundër Osasunës në stadiumin “Camp Nou”.

Golin e fitores për “Blaugrana” e realizoi mbrojtësi i krahut, Jordi Alba në minutën e 85-të, me asistimin e mesfushorit Frenkie de Jong.

Gjërat për mysafirët u vështirësuan tek në minutën e 27-të kur Herrando u përjashtua me karton të kuq direkt.

Megjithatë, Osasuna përkundër disavantazhit numerik në fushë arriti të rezistonte deri në pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Sidoqoftë, Barcelona me këtë fitore shkon në kuotën e 82 pikëve në krye të tabelës, 14 pikë më shumë se Real Madridi.

Osasuna është e nënta me 44 pikë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text