Skuadra e Barcelonës arriti një fitore të vlefshme me rezultatin 1-0 ndaj Alaves në javën e 22 të La Ligës, në stadiumin Montjuïc.
Lewandowski shënoi në minutën e 62-të, pas një krosimi që Yamal mori dhe e goditi, por topi u devijua nga një lojtar i Alaves, dhe më pas Lewandowski e dërgoi në rrjetë.
Pas kësaj humbjeje, bilanci i Alaves mbetet në 21 pikë, duke qëndruar në vendin e 18-të.