AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Barcelona e sfidon Realin për mbrojtësin e Liverpoolit, Alexander-Arnold

Barcelona e sfidon Realin për mbrojtësin e Liverpoolit, Alexander-Arnold

Një raportim i mediave në Spanjë bën të ditur se Barcelona synon të nënshkruajë me mbrojtësin e djathtë të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Gazeta spanjolle “El Nacional” raportoi se drejtori sportiv i klubit katalunas, Deco, planifikon të transferojë mbrojtësin anglez.

Alexander-Arnold do të jetë në dispozicion falas në fund të sezonit aktual, nëse kontrata e tij nuk rinovohet.

Real Madridi është kandidati i parë për marrëveshjen me mbrojtësin nëse ai vendos të largohet nga Reds.

Por, Deco ka bindjen se mund t’ia rrëmbejë rivalit të përjetshëm Arndolin nga dora dhe tashmë ka filluar kontaktet me përfaqësuesit e tij.

Në anën tjetër, Barcelona e di se duhet të bind edhe lojtarin që të kalojë në radhët e tyre, pasi që vetë lojtari do të përcaktojë të ardhmen e tij. 

Resize text