Connect with us
Girl in a jacket

UEFA Champions League

Barcelona e fiton dramën e pesë golave ndaj Borussia Dortmundit

Published

on

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Borussia Dortmund, në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit arkëtuan pikët e plota falë një fitore të vështirë me rezultat 2:3.

Pavarësisht disa rasteve nga të dy skuadrat, asnjëra nuk arriti t’i konkretizojë rastet në këtë pjesë.

Ishte Raphinha që e zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të bukur së Dani Olmos (53’).

Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë Pau Cubarsi shkaktoi një penallti me një ndërhyrje të panevojshme në zonë, ndërsa Serhou Guirassy e finalizoi për ta barazuar rezultatin (60’).

Barcelona arriti ta rikthente epërsinë falë Ferran Torres, që u gjend në vendin e duhur pas goditjes vollej të Lopez që u ndal nga portieri kundërshtar (75’).

Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë Barcelonës s’i funksionoi kurthi i pozitës jashtë loje, ku Guirassy përfitoi për ta barazuar prapë rezultatin (78’).

Heroi i Barcelonës doli të jetë Torres, që pas asistimit të Lamine Yamal shënoi nga një pozitë jo e favorshme për të gëzuar tifozët katalunas (85’).

Barcelona renditet në pozitën e dytë në fazën e ligës me 15 pikë kurse Dortmundi bie në vendin e nëntë me 12 sosh.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text