AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Barcelona e demolon Real Madridin dhe e fiton Superkupën e Spanjës

Barcelona e demolon Real Madridin dhe e fiton Superkupën e Spanjës

Barcelona e ka fituar trofeun e parë këtë sezon, atë në Superkupën e Spanjës me një fitore të thellë ndaj rivalit të përbetuar Real Madrid.

Katalunasit ishin të hatashëm për të fituar me rezultat 2:5, sfidë që e dominuan nga fillimi.

Reali e nisi shumë më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë falë Kylian Mbappe që u asistua nga Vinicius Junior (5’).

Megjithatë, pas kësaj Barcelona mori krejtësisht lojën në dorë. Lamine Yamal me një gol “alla Messi” barazoi rezultatin (22’).

Kurse, ishte Robert Lewandowski që realizoi nga pika e bardhë për ta përmbysur epërsinë (36’).

Vetëm tre minuta më vonë, Raphinha u përkujdes për golin e tretë për të shënuar me kokë pas harkimit të Koundes (39’).

Katalunasit më pas veçse konfirmuan dominimin me golin e katërt, këtë herë me Alejandro Balden pas asistimit të Raphinhas (45+10’).

Barcelona e vulosi fitoren me eurogolin e Raphinhas, që dribloi Tchouamenin dhe e konkretizoi për mrekulli (48’).

Sidoqoftë, katalunasit mbeten me një lojtar më pak pasi portieri Szczesny bëri një ndërhyrje te Mbappe. Nga ajo gjuajtje e lirë Rodrygo e shënoi golin që doli të jetë i fundit në këtë sfidë.

Resize text