AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Barca vazhdon serin e fitoreve

0 0
Read Time:49 Second

Barcelona ka regjistruar edhe fitoren e dytë këtë edicion në La Liga.

Skuadra e Xavi Hernandez ka arritur të marrë fitore me rezultatin 4:0, në përballjen me Real Valladolid.

Katalanët ishin dominues në çdo aspekt të lojës. Ata zhbllokuan rezultatin në minutë ne 24’, me golin e shënuar nga Robert Lewandowski, i cili u asistua nga Raphinha.

Pak pa përfunduar pjesa e parë, Ousmane Dembele asistoi Pedrin dhe ky i fundit dyfishoi epërsinë e Barcelonës (43’).

Barca vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ndonëse bëri disa ndryshime në formacion.

Robert Lewandowski, gjeti golin e dytë personal minutën e 65’, i asistuar nga Ousmane Dembele.

Polaku mund të kompletonte het trikun e tij në minutën 90+1’, por një goditje e tij u kthye nga shtylla te Sergi Roberto, i cili dërgoi topin në rrjetë për të vulosur rezultatin final 4:0.

Me këtë fitore, Barcelona numëron pikët e shtata në tri ndeshje. Valladolid mbetet me një pikë në pozitën 19.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=