Barcelona po përgatit një surprizë për tifozët e saj.
Skuadra katalane po paralajmëron një lëvizje të madhe në minutat e fundit të merkatos.
Gazetarë të afërt me klubin kanë bërë të ditur se Joan Laporta po konsulton La Ligan për një transferim të madh. Por, emri akoma nuk dihet. E quajnë ‘surprizë bombë’.
Për të bërë situatën edhe më dramatike, ‘El Chiringuito’ ka publikuar një video ku shihen dy furgona të zinj, me xhama të zinj teksa futen në zyrat e klubit.
Për t’u zyrtarizuar kjo lëvizje, Barca duhet të heq dorë nga Memphis Depay.