AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Barça përballet me një tjetër shqetësim rreth lëndimeve para ndeshjes me Celtan

Barça përballet me një tjetër shqetësim rreth lëndimeve para ndeshjes me Celtan

Të shtunën, Barcelona do të udhëtojë për në Balaidos, për takimin goxha të vështirë ndaj Celta Vigos.

Është e konfirmuar nga vetë Hansi Flick se Barcelona do të jetë pa Lamine Yamal në këtë takim, mirëpo duket se shqetësimi për klubin blaugranas nuk pushon këtu, pasi edhe Alejandro Balde është në dyshim për këtë ndeshje.

Balde është pa dyshim zgjedhja kryesore për krahun e majtë të mbrojtjes te Barcelona, ndonëse nuk e nisi mirë edicionin e sivjetëm.

Megjithatë, ai mund të mos luajë ndaj Celtas, me “Sport” që ka raportuar se ai e ka një shqetësim të vogël dhe nuk është në 100%-shin e tij.

Raportimi vazhdon më tutje, se nesë Balde do të mungojë, atëherë ai do të zëvendësohet nga i riu tjetër, Gerard Martin./GazetaExpress/

Resize text