Lajme të mira në horizont për Barcelonën. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, nënkampionët e Spanjës janë gati të zgjidhin një nga dhimbjet më të rënda të kokës, që kanë pasur muajt e fundit në nivel ekonomik dhe që kanë ndikuar edhe në menaxhimin sportiv dhe në vetë rezultatet në fushë.Ky është problemi i mospagesës së rreth 40 milionë eurove nga fondi gjerman “Libero”, një nga investitorët e “Barça Studios”.
Këto të ardhura u buxhetuan për sezonin 2023-2024 dhe nuk u arkëtuan kurrë, duke dështuar në përmbushjen e angazhimeve të planit të qëndrueshmërisë financiare të paraqitur në La Liga nga presidenti Laporta. Për të funksionuar normalisht në merkato dhe sipas rregullit 1:1, klubit të Barcelonës i duhej të siguronte ato 40 milionë euro.
Presidenti Joan Laporta ka javë të tëra që thotë se së shpejti do të kishim një lajm të mirë në këtë drejtim (e tha për herë të fundit ditën e prezantimit të trajnerit Flik) dhe duket se lajmi tashmë është i menjëhershëm dhe i konfirmuar. Sipas mediave spanjolle që i referohen klubit blaugrana, në arkat e Barcelonës pritet të mbërrijnë 40 milionë eurot e para përmes një kompanie të ndryshme nga “Libero” dhe që tashmë ka një marrëdhënie me Barcelonën.
close
volume_off
Marrëveshja është planifikuar të shpallet midis kësaj jave dhe javës së ardhshme. Puna për drejtuesit e Barcelonës nuk mbaron këtu, sepse duhet gjetur ende një investitor tjetër për të vënë 60 milionë që pritet të investohen në sezonin 2024- 2025, sepse investitorët fillestarë në projekt kanë thënë tashmë se nuk do ta bëjnë këtë. Ka biseda shumë të avancuara dhe së shpejti mund të ketë edhe “tym të bardhë”. Departamenti financiar i klubit, në këtë kohë, vazhdon punën për shkak se llogaritë për vitin financiar 2023-2024 nuk janë mbyllur zyrtarisht. Edhe pse viti fiskal zakonisht mbyllet më 30 qershor, klubi ligjërisht ka tre muaj për të përfshirë disa operacione në arkëtim, negociatat e të cilave u avancuan për t’i përfshirë ato në vitin fiskal. Lajmet e mira nga financat e Barcelonës kanë shtuar optimizmin te katalanasit se shumë shpejt mund të vijë dhe firma e parë në merkaton e verës.
“Shpresojmë të njoftojmë diçka gjatë turneut”, konfirmojnë burime të besueshme të klubit. Kjo ka qenë dhe arsyeja për se drejtori sportiv i klubit, Deko, nuk ka udhëtuar për në SHBA. “Ai ka disa çështje të hapura dhe ne duhet ta lëmë të punojë”, këmbëngul klubi. Dhe në atë “le të punojë” duket se dy emra bien nën peshën e tyre: Niko Uilliams dhe Dani Olmo.
Real Madridi ka pësuar humbje në udhëtim te Athletic Bilbao, duke humbur rastin për t’u bërë lider në La Liga.
“Los Blancos” zhvilluan paraqitje jo në nivelin më të mirë, kësisoj pësuan humbje me rezultat 2:1.
Kylian Mbappe shënoi pas vetëm 14 minutave lojë, mirëpo që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Pas kësaj, Athletic Bilbao krijoi disa raste përmes Inaki e Nico Williams mirëpo dështuan t’i finalizonin.
Bilbao e nisi më mirë pjesën e dytë me Alex Berenguer që përfitoi nga një top i kthyer për t’i kaluar vendasit në epërsi (53’).
Reali kishte mundësinë e artë për ta barazuar rezultatin megjithatë Kylian Mbappe për herë të dytë radhazi e humbi penalltinë.
Ishte Jude Bellingham që e barazoi rezultatin pas një topi të kthyer nga goditja e Mbappe (78’).
Sidoqoftë, vetëm dy minuta më vonë Valverde e humbi topin si lojtar i fundit, ku Gorka Guruzeta u gjend përballë portierit për ta rikthyer epërsinë e Bilbaos (80’).
Reali qëndron në pozitën e dytë me 33 pikë ndërsa Bilbao zë pozitën e katërt me 29 sosh.
Në futboll, sa do i famshëm të jesh, sado emër të madh të kesh, në fund të ditës ato që mbesin janë shifrat, shifrat flasin për një krizë të thellë që ka mbërthyer Real Madrid, në raste të tillë i pari që përfundon nën akuzë është trajneri, në këtë rast Carlo Ancelotti. Mediat spanjolle, mbi të gjitha ato pranë Real Madrid, Marca dhe AS nuk janë kursyer aspak këto ditë duke folur për një “realitet të hidhur” apo dhe për “revolucion”.
Një ndikim shumë të madhe në këtë situatë që po kalon Reali ka edhe Kylian Mbappe, mediat dhe tifozët e kanë vendosur në qendër të kritikave pas ndeshjes kundër Liverpool, ky ishte një test shumë i fortë për francezin pasi kishte peshën kryesore të fazës sulmuese, por Mbappe zhgënjeu në mënyrën më të keqe të mundshme.
Duke u rikthyer tek Ancelotti, fakt është që italiani ka qenë shumë i kushtëzuar nga dëmtimet dhe bëhet fjalë për mungesa si Vinicius jr, Rodrygo, Tchouameni, Carvajal, Alaba etj, plus nuk zëvendësuan një largim të madh si Kroos. Ancelotti bëri thirrje për qetësi pas humbjes kundër Liverpool, por në Spanjë të gjithë e dinë se Perez e urren të humbas.
Marca zbulon se Perez ka kërkuar një takim kokë më kokë me Ancelottin përpara sfidës kundër Getafe të dielën. Ky takim pritet të jetë përcaktues për pjesën e mbetur të sezonit, Ancelotti duhet të kuptojë nëse ka ende besimin e Perez. Italiani kërkon garanci, të paktën deri në fund të sezonit, për t’i hapur më pas rrugën Xabi Alonsos, me këtë të fundit që pritet të jetë në krye të një revolucioni të madh.