AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Barca merr tri pikë

0 0
Read Time:52 Second

Barcelona ka marrë tri pikë në kuadër të xhiros së dytë në La Liga, duke mposhtur Real Sociedadin.

Barcelona ishte bindëse në udhëtim, duke shënuar katër gola ndaj Sociedad dhe duke pranuar vetëm një, për rezultatin 1:4.

Katalanët zhbllokuan takimin qysh në minutën e 1’, me anë të Robert Lewandowski.

Por, reagimi i Real Sociedad ishte i shpejtë. Ata barazuan me Isak në minutën e 6’.

Barca duhej të priste deri në pjesën e dytë, kur Xavi Hernandez bëri disa ndryshime për të rikthyer avantazhin.

Ousmane Dembele u asistua nga Ansu Fati në minutën e 66’, për epërsinë 1:2.

Vetëm dy minuta më vonë, Robert Lewandowski shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barcën. Ai u asistua nga Ansu Fati, që regjistroi asistin e dytë personal në ndeshje.

Si vulë e fundit e rezultatit ishte goli i Ansu Fati në minutën e 79’, i asistuar nga Lewandowski.

Barcelona shkon tashmë në kuotën e katër pikëve me një barazim e një fitore në dy ndeshje. Real Sociedad mbetet me tri pikë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=